Eko Higjiena

AKR vazhdon të konsolidohet në çdo lagje të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Aleanca Kosova e Re (AKR), ka themeluar nëndegën e saj në lagjen e Zabelit në Gjilan. Pas themelimit të një grupi iniciues në krye me Xhezair Hazirin, absolvent i Shkencave kompjuterike dhe disa takimeve me banorët e Zabelit, së shpejti do të mbahet edhe kuvendi themelues i kësaj nëndege.

Në vazhdën e aktiviteteve të konsolidimit të radhëve të AKR-së në mbledhjen e kryesisë së degës në Gjilan asistoi edhe Fadil Ismajli nga kreu i AKR-së dhe ministër në qeverinë e Kosovës. Në debatin e zhvilluar u konstatua se strukturat e AKR –së janë mobile dhe se vullneti për të vazhduar konsolidimin e mëtejmë të AKR-së është prezent në strukturat partiake dhe se dukuria e aderimit në AKR është për çdo lakmi.

Në lagjet e qytetit të Gjilanit dhe rrethinë ditëve të fundit aktivitetet e AKR-së po lulëzojnë duke dhënë fryte të shëndosha me pasurimin e strukturave dhe në riaktivizimit të nëndegëve. Këtë po e bëjnë me sukses aktivistët të cilët po forcojnë radhët e veta në teren.

Eco Higjiena

Aleanca Kosova e Re (AKR), ka themeluar nëndegën e saj në lagjen e Zabelit në Gjilan. Pas themelimit të një grupi iniciues në krye me Xhezair Hazirin, absolvent i Shkencave kompjuterike dhe disa takimeve me banorët e Zabelit, së shpejti do të mbahet edhe kuvendi themelues i kësaj nëndege.

Programi dhe vizioni i AKR-së me programin e sajë ekonomik ka ndikuar që shumë anëtarë të rinj ta kthejnë interesimin për anëtarësim dhe për të zhvilluar aktivitet në radhët e AKR.

Forcat e reja që po zgjojnë interesim për t’u aktivizuar në AKR është besimi në vizionin e Presidentit të partisë zotit Behgjet Pacolli, për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës thuhet në komunikatën e AKR-së të nëshkruar nga Ismet Azizi zyrtar për informim./rajonipress/