KKGJILAN

AKR shpallë zgjedhjet në Kamenicë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli në një takim me strukturat e degës së partisë ka shpallur zgjedhjet brendapartiake për të gjitha nivelet e degës në komunën e Kamenicës.

Zgjedhjet do të fillojnë më 11 janar dhe do të përfundojnë deri më 15 shkurt 2013.

Për mbarëvajtjen e procesi zgjedhor është formuar një këshill në të cilin përpos strukturave të kryesisë së kaluar janë inkuadruar edhe aktivistë të rinj, biznesmen dhe intelektualë të tjerë. Në këtë këshill me vetiniciativën e tij është përfshirë edhe presidenti Behgjet Pacolli.

Këshilli ka zgjedhur me unanimitet Fatmir Matoshin për koordinator të procesit zgjedhor deri në kuvendin e degës. Në këtë takim, koordinatori i zgjedhjeve ka paraqitur agjendën e mbajtjes së zgjedhjeve nëpër nëndegë dhe në forumet e tjera partiake.

Uji Dea

Në këtë takim të zyrtarëve të AKR-së, Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli ka thënë se Kamenica është ndër komunat në cilat AKR-ja garon për të fituar zgjedhjet.

“Kam mbështetjen e disa miqve jashtë Kosovës për të bërë investime në Kamenicë. Këtë komunë po e presin ditë të mira andaj duam të marrim besimin e qytetarëve që të mund të vijmë këtu e të krijojmë hapësirë për punësim dhe zhvillim ekonomik të Kamenicës”, tha Presidenti Pacolli.

Presidenti i AKR-së, Pacolli ftoi me këtë rast gjithë qytetarët e Kamenicës që t’i bashkohen AKR-së gjatë procesit zgjedhor dhe të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë të partisë, për të shkuar sa më të fuqishëm drejt zgjedhjeve të ardhshme lokale, për të dalë fitues në Kamenicë. /rajonipress/