AKR shkarkon Kujtim Shahiqin
Gjilan – Kryesia e Degës së AKR-së në Gjilan, në mbledhjen e vet të mbajtur me 17.11.2016 në prani të 21 anëtarëve të kryesisë mori vendim me unanimitet që zoti Kujtim Shahiqi të shkarkohet nga pozita e Nënkryetarit të Degës si dhe njëkohësisht nga anëtari i kryesisë së Degës.
Vendimi merret për shkak të familjarizimit, nepotizmit dhe obstruksioneve të krijuar në Degë nga z.Kujtim Shahiqi me pozitën e tij si Nënkryetar i Degës dhe bashkëshortes së tij znj.Ymrane Shahiqi me pozitë Kryetare e Forumit të Gruas dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në të gjitha strukturat tona udhëheqëse të Degës, si dhe reagime të shumta nga të gjitha Nëndegët dhe kryesit e tyre drejtuar neve si kryesi që të ndërmarrim një vendim, sepse kemi të bëjmë edhe me mos konkretizim të tre marrëveshjeve të pranuara nga vetë z.Kujtim Shahiqi dhënë para strukturave të Degës duke mos i përfillur ato asnjëherë e duke i shkelur ato, dhe neglizhuar udhëheqësin e Degës me injorim total përkundër vërejtjeve të dhëna që të zbatohen ato marrëveshje të arritura.
Kundër nepotizmit decidivisht është shprehur në të gjitha prononcimet e tij edhe Presidenti z.Behgjet Pacolli në të gjitha Kuvendet Zgjedhore të mbajtura përgjatë këtij procesi të Zgjedhjeve të brendshme, që mos të lejohet brenda strukturave të zgjedhura të ketë familjarizim përbrenda kryesive kudo që zgjedhën.
Kujtim Shahiqi mund të vazhdoj aktivitetin si anëtar i AKR-së, por jo të ushtroj ndonjë pozitë në strukturat e partisë, kurse Ymrane Shahiqi si Kryetare e Forumit të Gruas e zgjedhur nga Kuvendi Zgjedhor mundë të ushtroj detyrën e saj dhe të jetë pjesë e kryesisë të Degës thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Gjilan të nënshkruar nga Ismet Hajdini kryetar./rajonipress/


