Mobi Casa

AKR reagon ndaj gjendjes së arsimit në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sa i përket resorit të arsimit jemi dëshmitar se kemi rënie drastike të cilësisë së arsimit te ne. Ne si komision, arsimi është dashur të shpallet interes i përgjithshëm, të rritet llogaridhënia, monitorimi dhe vlerësimi i performances së mësimdhënësve, kuvendi komunal të krijoj një fond të veçantë për ngritjen e kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve. Të bëhet rishikimi i korrikulës e cila ka filluar të implementohet me të njëjtat tekste shkollore që kanë përmbajtje anti kushtetuese thuhet në reagimin e AKR-së në Gjilan.

Kuvendi Komunal është dashur të themeloj një forum gjithëpërfshirës nga ekspert të lëmive të ndryshme, përfaqësues të shoqërisë civile për të ndërtuar një strategji zhvillimore afatgjate për arsimin në komunën tone.

Në mënyrë që të krijohen kushte të volitshme për organizimin e mësimit kualitativ, sepse mungon hapësira fizike mjetet e nevojshme didaktike. Pra nga mungesa e gjithë këtyre shihet pakënaqësia me suksesin e nxënësve të Gjilanit si dhe numri i mungesave është shokuese e cila po shkon gjithmonë në rritje dhe askush nuk po ndërmerr masa.

Eco Higjiena

Nga 17.664 nxënës pozitiv 13.980 ose 79% , 45 % të shkëlqyeshëm, numri i mungesave rezulton 101.506 prej tyre të arsyeshme 54.024 ndërsa të paarsyeshme 47.482. Pastaj konkurset për pranimin e mësimdhënësve, panelet formohen në baza partiake, pranimi i punëtorëve (mësimdhënësve) bëhet në mënyrë nepotiste, partiake dhe pozita aktuale po i favorizon kandidatët e caktuar, dmth komisionet janë jo profesionale partiake për të gjitha këto përgjegjëse është DKA. Ne si komision për nxjerrjen e arsimit nga kjo gjendje e rëndë nevojitet angazhimi i të gjitha institucioneve për të hartuar një strategji zhvillimore e cila i mungon DKA në komunën tonë, e përcaktuar mire nga ekspertë të arsimit, ndërsa politikbërsit aktual që e sollën arsimin në këtë gjendje me politikat e tyre të gabuara duhet ti lirojnë pozitat e tyre.

Nëse dëshirojmë arsim cilësor e jo të degraduar ky pushtet në ikje duhet krijuar kushte ma të mira për punë, të respektoj dispozitat ligjore, të largoj duart e politikës aktuale nga sektori i arsimit, të hartoj projekte arsimore, këto të gjitha arrihen me një qeverisje dhe program të mirëfilltë dhe të profesionalizuar dhe të gjitha këto më së miri janë të paraqitura në programin e AKR-së për zhvillim të arsimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.