Hidromorava

AKR: Raporti është i mjegulluar dhe jo transparent

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Edhe ky buxhet është buxhet i mbijetesës e jo për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Menaxhimi i këtij buxheti lenë për të dëshiruar, sepse shpenzimet sipas raportit nuk janë mirë menaxhuar, të pakontrolluara nëpër disa kode ekonomike. Sipas shpenzimeve të paraqitura, dieta nuk po duket askund, po të bëjmë një analizë shihet edhe tendenca për ta mjegulluar këtë raport, asnjë tabelë të paraqitur në raport nuk është arsyetuar, kjo vetëm në këtë qeverisje mundë të ndodhë thuhet në reagimin e degës së AKR-së në Gjilan.

Më në fund, ky raport me të paraqiturat, të dhënat, shumë kjartë po tregon se premtimet e dhëna në fushatë nga ky Kryetar e qeveri komunale nuk janë përmbushur aspak. Me vetë faktin se buxheti i premtuar nga Lutfi Haziri, se do të keni buxhet shtesë, kur do të vije në krye të qeverisjes komunale nuk u realizua për 1.150.000 € çka do të thotë se në vend se të rritet buxheti është zvogëluar sipas planifikimit të 22.954.774.716 €.

Edhe ky buxhet është buxhet i mbijetesës e jo për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Menaxhimi i këtij buxheti lenë për të dëshiruar, sepse shpenzimet sipas raportit nuk janë mirëmenagjuar, të pakontrolluara nëpër disa kode ekonomike. Sipas shpenzimeve të paraqitura, dieta nuk po duket askund, po të bëjmë një analizë shihet edhe tendenca për ta mjegulluar këtë raport, asnjë tabelë të paraqitur në raport nuk është arsyetuar, kjo vetëm në këtë qeverisje mundë të ndodhë.

Në raport nuk është paraqitur tabela e shpenzimeve me krahasim të planifikimeve dhe shpenzimeve, arsyeja është e thjeshtë, të mos pasqyrohet se cila njësi buxhetore ka bërë tejkalimin në buxhet, dmth i ka shpenzuar më tepër buxhet se sa e ka planifikimin.

Kurse te tabela e të hyrave kemi paraqitjen e planifikimit dhe të realizimit, këtu në fjalën e tij mburrej drejtori Zijadin Maliqi se që nga lufta këso të hyra vetanke nuk ka arritur komuna e Gjilanit të buxhetoj.

E vërtetë është kjo e arritur, por duhet t`i ja rikujtojmë zotri drejtorit sa obligime të qytetarëve i ka falur në tatim mbi pronë dhe taksa nga bizneset, dhe sa milion i ka falë qeveria, dhe kujt iu kanë fal, kur dihet se borgjëlit më të mëdhenj kanë qenë dhe janë bizneset e mëdha dhe qytetarët kanë pasur për t`i paguar këto obligime. Raportit financiar kjo qeverisje komunale i ka ikur me një informatë lidhur me Obligimet kontigjente të cilat obligime nga qeverisja e kaluar kanë qenë 9 milion € borxhe.

Sipas raportit financiar del se qeveria komunale nuk ka obligime kontigjente do të thotë “i ka paguar” dhe tani nuk ka asnjë pretendent për këto obligime kontigjente, apo në bazë të kësaj tani obligimet kontigjente janë mbi 20 milion €.

ARKATANA

Prandaj ky raport është i mjegulluar, jo transparent, por auditori i përgjithshëm të gjitha këto fshehje ka për t`i paraqitu në raportin e vetë dhe do t`i qesë në shesh. Edhe pse të gjeturat e auditorit për këtë qeverisje s`janë asgjë, këtë e tregoj edhe rasti i fundit për shkelje të ligjit nga ana e kryetarit, ku gjykata qenka ma profesional se auditor i përgjithshëm, sipas kësaj del se Kryetari i komunës është mbi ligjin.

Shpenzimi i buxhetit sipas tabelave të paraqitura nuk është në harmoni me planifikimin këto fakte e dëshmojnë këtë. Pagat të planifikuara 64 % të shpenzuara 68% Shpenzimet kapitale planifikuar 18% të realizuara 15%. Nga kjo shihet se shpenzimet kapitale janë dëmtuar për 788 mijë € në dobi të pagave.

Subvencionet janë dëmtuar për 86 mijë €. Ndërsa dieta buxhetore e kryetarit dhe qeverisë komunale është kjo : Shpenzimet jashtë vendit dhe brenda vendit 54 mijë € për telefoninë vala 66 mijë €, mobilje 133 mijë €,akomodim i mysafirëve 23 mijë €, dreka 16 mijë €, karburante për vetura 64 mijë €, për qira të çerdheve 33 mijë euro këtu patë premtuar kryetari se do të ketë çerdhe e jot ë paguajmë qira, për marketing dhe informim 56 mijë €, për zërim (mikrofon) 11 mijë €, mirëmbajtje të automjeteve 33 mijë €, mirëmbajtje të mobiljeve 22 mijë € dhe një shpenzim shumë interesant që është paraqitur në raport është pagesa e parkingut te KQMF 2 mijë € ky është një absurd i llojit të vetë.

Për shpenzimet e krijuara për udhëtimet jashtë dhe brenda vendit a ka dhënë raport para këshilltarëve dhe qytetarëve dhe çfarë të mira i ka sjellë kësaj komune. Sidomos vlenë të ceket përse në raportin financiar të viti 2016 nuk është paraqitur pasqyra komulative e shpenzimeve, kjo edhe më tepër e shtonë dyshimin se ky raport nuk është transparent dhe fsheh gjithçka në keqmenagjimin e buxhetit, asnjëherë nuk ka ndodhë që kjo tabelë të mos paraqitet në raport financiar.

Këshilltarët e kuvendit komunal aspak nuk patën vullnetin ta diskutojnë këtë raport financiar, nga pozita është pritur që mos të reagoj me raportin financiar, por pyesim a kishte këshilltar të opozitës gjatë shqyrtimit të këtij raporti financiar. Kjo besoj se do t`i bindë qytetarët se kuvendi komunal në Gjilan nuk ka kuadro profesionale nga kjo përbërje si dhe një heshtje totale, thua se kuvendi komunal ka një mbledhje komemorative e jo një raport financiar 1 vjeçar.

Për tu aprovuar ky raport në heshtje dhe pa një reagim të mirëfilltë e bëri opozita. Tani opozitës i mbetet të reagoj për ndonjë mëditje, vërtetim apo për ndonjë çështje private- banale thuhet në reagimin e degës së AKR-së të përgatitur nga komisioni për Financa dhe Zhvillim Ekonomik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.