ARKATANA

AKR: Pacolli më meritori të jetë kryeministër i Kosovës

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Muaji korrik i zuri në befasi disa nga partitë politike, të cilat janë në koalicion qeverisës. E gjithë kjo për shkak të dorëheqjes së papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj, shkak për të cilën u bë ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale.

Por edhe pse e papritur kjo dorëheqje, pothuajse të gjitha partitë politike kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Disa nga to tashmë kanë vendosur se edhe kush do të jetë kandidati i tyre për kryeministër. Ndër to edhe Aleanca Kosova e Re, ka vendosur që kryetari i partisë, Behgjet Pacolli të jetë kandidat për kryeministër.

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli është deklaruar për Telegrafin rreth procesit të zgjedhjeve të parakohshme dhe kandidatit për kryeministër.

“Kemi presidentin tonë, Behgjet Pacollin, ma merr mendja se është personi më meritor dhe me i thirrur që ta kryejë këtë përgjegjësi edhe për shtetin edhe për gjithë kosovarët”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli

Hidromorava

Makolli foli edhe për planin që Pacolli ka për zhvillimin ekonomik.

“Është i njohur si biznesmen me përmasa botërorë, si humanist, si dhe kemi një programin shume të qartë ekonomik, përmes të cilët planifikojmë që Kosova të këtë rritje ekonomike për me gjeneru vende te reja të punës dhe me ndalu ikjen e të rinjve nga Kosova”, është shprehur ai.

Vlen të përmendet se në Qeverinë Haradinaj, AKR ka udhëhequr me katër ministri, Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Punëve të Brendshme, të Zhvillimit Ekonomik dhe të Planifikimit dhe Mbrojtjes Hapësinore.
Ndërsa lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli që nga viti 2017 është zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Theksojmë se, vendimi për shpërndarjen e Kuvendit është marrë gjatë ditës së djeshme pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Shpërndarja e Kuvendit i jep mundësi Presidenti automatikisht që të caktojë datën e zgjedhjeve. E kam thënë me bindje të plotë, edhe sot e them, se e vetmja zgjidhje janë qytetarët e vendit tonë, dhe janë zgjedhjet. Ato nuk janë vetëm opsion apo alternativë, por vendim i duhur për qytetarët. Me këtë vendim kemi treguar dinjitet para qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme.

Kurse deri tani, deputetët e Vetëvendosjes kanë deponuar në Kuvendin e Kosovës, nënshkrimet e 19 deputetëve për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.