AKR në Gjilan po fuqizohet çdo ditë thonë zyrtarët e saj
Gjilan – AKR po bëhet më e fuqishme se kurdoherë dhe kjo bazohet sipas disa statistikave të brendshme të AKR-së thonë zyrtarët e saj.
Në Kuvendin Zgjedhor të fshatit Llashticë pjesëmarrja ishte tejet e madhe e banorëve të fshatit me më shumë se 50 të pranishëm në themelimin e kësaj Nëndege të rëndësishme dhe shumë domethënëse për Degën, ku na dhanë një përkrahje të madhe dhe të sinqertë në bashkëpunimin e ndërsjellë që do ta kemi së bashku në realizimin e shumë projekteve dhe aktiviteteve në të mirë të banorëve të fshatit Llashticë ka shkruar Arianit Ibrahimi.
Punimet e Kuvendit Zgjedhor i hapi Kryetari i Degës, Ismet Hajdini, kurse monitorues nga Qendra ishte z.Tefik Ibrahimi.
Delegatët e pranishëm votuan me aklamacion për Edona Ramushin për Kryetare të Nëndegës së Llashticës e cila me profesion është në përfundim të fakultetit të Artit.
Strukturat udhëheqëse të Nëndegës së fshatit Llashticë janë :
1. Edona Ramushi Kryetare
2. Gëzim Haziri Nënkryetar
3. Florent Xheladini Nënkryetar
4. Izer Veseli Sekretar


