RCCOLA

AKR: Në Gjilan kemi një administratë jo efikase dhe burokratike

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Administrata e Gjilanit, edhe përkundër disa sukseseve dhe reformave, nuk ka arritur që ta shtoj efikasitetin e vet në ofrimin e shërbimeve qytetarëve, në krahasim me vitet e kaluara kemi një përmirësim të gjendjes por duke iu falënderuar disa reformave të përkrahura nga Bashkësia Ndërkombëtare në Kosovë, mirëpo prapë se prapë mendojmë se kemi një administratë jo efikase dhe burokratike është thënë në debatin e organizuar nga dega e AKR-së me qytetarët.

Debati me qytetarë për Administratën e Përgjithshme të Gjilanit, organizuar nga Departamenti për Administratë brenda AKR-së Dega në Gjilan, i udhëhequr nga Arianit Ibrahimi si Kryetar i Departamentit me anëtarët z.Fisar Berisha, z.Sytrim Syla, znj.Elizabeta Abazi, znj.Saranda Halimi të cilët dhe ishin panelistë të debatit.

Paraqitja e problemeve me të cilat ballafaqohet Administrata Komunale sot.
Administrata e Gjilanit, edhe përkundër disa sukseseve dhe reformave, nuk ka arritur që ta shtoj efikasitetin e vet në ofrimin e shërbimeve qytetarëve, në krahasim me vitet e kaluara kemi një përmirësim të gjendjes por duke iu falënderuar disa reformave të përkrahura nga Bashkësia Ndërkombëtare në Kosovë, mirëpo prapë se prapë mendojmë se kemi një administratë jo efikase dhe burokratike.

Këtë e dëshmon fakti se të gjithë jemi dëshmitar të tollovive të panevojshme nëpër zyrat e kësaj administrate. Qytetarë për një dokument të thjeshtë, apo një Ekstrakt nga Libri Amë i të lindurve, humbin mjaft kohë duke u endur nga një zyre në tjetrën, e jo rrallë duhet të presim edhe me orë për shkak të një nënshkrimi nga ana e personit përgjegjës i cili në atë moment është duke pi kafe në orar të punës.

Problem jo i vogël sot e 17 vite për Administratën është mos pajisja me dokumente bazë për qytetarët e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegj), të cilët enden nëpër zyre me vite të tana dhe s`ka zgjidhje të problemit, dhe iniciativat për të bë diçka kanë qenë minore thuajse në këtë drejtim.

Uji Dea

Problem tjetër janë edhe E-kiosqet e proklamuar si një risi e kësaj e administrate e që në fakt na del se është një projekt i dështuar, sepse qytetarët s’munden t`i marrin shërbimet e tyre për shkak të mosmirëmbajtjes dhe mos funksionalizimit të tyre.

Vizioni ynë se si do të duket Administrata e Përgjithshme në menaxhim të AKR-së në pushtetin e ardhshëm komunal është : Se ne nisemi nga ideja dhe domosdoshmëria për të ndërtuar një komunë funksionale dhe në shërbim të plotë të qytetarëve.
Ne synojmë që pengesat burokratike të zvogëlohen në minimum, e kjo mund të arrihet përmes pushtetit lokal.

Angazhohemi për një komunë pa procedura të tej ngarkuara burokratike dhe për një administratë të vogël, profesionale dhe shumë funksionale dhe për një transparencë më të madhe dhe paanshmëri në aplikimin e procedurave administrative./rajonipress/

Mund të ju interesoj: