AKR konsolidohet edhe nëpër fshatra
Gjilan – Dega e AKR-së në Gjilan po vazhdon me intensitet të shtuar për formimin e nëndegëve në qytet e fshatra të Gjilanit. AKR tash është e pranishme kudo dhe do të jetë befasia pozitive e këtyre zgjedhjeve thotë Nuhi Nuhiu nënkryetar.
”Sot kishim nderin që të formojmë nëndegën e AKR-së edhe në Pogragjë. Në këtë kuvend morën pjesë një numër i madh i qytetarëve pogragjasë. Në një klimë, vëllazërore, pogragjasit si din e munden na pritën. Në këtë takim nga dega ishin edhe anëtarët e kryesisë Drita Maliqi, Sami Spahiu dhe Ramiz Ismajli” thuhet në njoftimin e AKR-së.
Në këtë kuvend me vota unanime u zgjodh kryesia: Jahi Mustafa kryetar, Fatlume Mustafa, Ardit Shaqiri nënkryetar, Xhavit Mustafa sekretar./rajonipress/


