AKR -ja në Gjilan pasurohet me kuadro të reja premtuese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryesuesi i Këshillit Koordinues të degës së AKR-së, zoti Agim Rexhepi ka vlerësuar se, kjo tregon që AKR është parti liberal demokratike, ndërsa programi i AKR-së është po ai program që të rinjtë e shohin si rrugëzgjidhje për standardin e tyre jetësor.

Në Gjilan e rrethinë ditëve të fundit aktivitete e AKR-së po lulëzojnë duke dhënë fryte të shëndosha, me pasurimin e strukturave udhëheqëse të Forumeve Rinore dhe atë të riaktivizimit të nëndegëve. Këtë po e bënë me sukses edhe Forumi Rinor i cili po forcohet me anëtar të rinj.

Tashmë në Aleancën Kosova e Re dega në Gjilan , ka aderuar një numër i madh i të rinjëve, studentë të dalluar, që përditë e më shumë po i bashkëngjiten programit ekonomik të AKR-së.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe disa anëtarë të kryesisë së Degës së AKR, të cilët të rinjve që iu bashkuan radhëve të AKR-së iu shprehen mirëseardhje, dhe këtyre të rinjve iu premtuan përkrahje e madhe.

Kryesuesi i Këshillit Koordinues të degës së AKR-së , zoti Agim Rexhepi ka vlerësuar se, kjo tregon që AKR është parti liberal demokratike, ndërsa programi i AKR-së është po ai program që të rinjtë e shohin si rrugëzgjidhje për standardin e tyre jetësor.

RCCOLA

Rexhepi, i njoftoi të rinjtë se Aleanca Kosova e Re është e hapur për të gjithë, duke i ftuar ata të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse të vendit.

“Këta të rinjë i janë bashkangjitur AKR-së me besimin se ky subjekt politik ndër prioritetet e veta, ka realizimin dhe avancimin e aspiratave të të rinjëve të Kosovës”.

Kryetari i Forumit Rinor, Arianit Ibrahimi, tha se, këtij vizioni politik dhe nacional, sot iu bashkëngjitën shumë të rinj të dalluar nga radhët e studentëve të shkëlqyeshëm.

Të rinjtë që iu bashkuan Forumit Rinor të AKR-së kanë thënë se një ndër arsyet kryesore të anëtarësimit të tyre në AKR është besimi në vizionin e Presidentit të partisë z.Behgjet Pacolli, për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik./rajonipress/