AKR-ja mobilizohet në qytet e fshatra, këto zgjedhje e fuqizojnë atë
Gjilan – Nëndega e AKR-së në Livoq të Epërm mbajti takimin e radhës me banorët e saj në mobilizimin e përgjithshëm për zgjedhjet e 11 Qershorit 2017.
Në këtë takim ishin prezent shefi shtabit të AKR-së Vehbi Salihu, Kryetari, njëherit edhe kandidati për deputet në parlamentin e Kosovës Ismet Hajdini dhe shume anëtarë të kryesisë së AKR dega në Gjilan.
Kryetari i nëndegës së AKR-së në Livoq të Epërm Jeton Hajdini tha se duke e ditur që jemi në prag të zgjedhjeve, ne jemi duke punuar si asnjëherë me parë. “AKR-ja është parti liberale ku është e mbështetur në programin e saj për zhvillimin e Kosovës” tha ai.
Kandidati për parlamentin e Republikës së Kosovës nga AKR-ja Ismet Hajdini prezantoj para banorëve platformën e AKR-së për zhvillimin e Kosovës. Hajdini tha se AKR-ja me në krye Behgjet Pacollin është duke punuar shumë dhe në këto zgjedhje hyn në koalicion parazgjedhor me LDK çka bën që programet tona për qeverisje do të jenë shumë të përafërta. Këto zgjedhje për Kosovën janë shumë të rëndësishme dhe historike, ku do të dalim bindshëm fitues” tha Hajdini.
Në këtë takim u raportua nga kryetari i nëndegës se gjendja është e mirë në teren, me çka AKR-ja do të jetë shumë më e fuqishme në këto zgjedhje.
Aleanca Kosova e Re vazhdon me aktivitet e ndryshme në ditët në vijim thuhet në njoftimin e AKR-së dega në Gjilan./rajonipress/


