Fundamenti

AKR-ja ka shpalosur planin zhvillimor në qeverisjen e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komisioni për Shërbime Publike (SH.P) i Aleanca Kosova e Re (AKR) në Gjilan, i kryesuar nga Sami Spahiu, në debatin me qytetarë, ka shpalosur planin zhvillimor 2017-2021, ku bartësi dhe hartuesi i këtij plani zhvillimorë Vehbi Salihu prezantoj në detaje para të pranishme.

Në këtë aktivitet morën pjesë shumë qytetarë të Gjilanit, me theks të veçantë banorët e banesave kolektive. Tema e debatit ishin si:
Siguria dhe Mirëmbajtja e Banesave Kolektive
Problematikat në Drejtorin e Shërbimeve Publike në Mungesë të e Drejtorisë sē Inspeksionit
Transporti Urban
Panelistë tët e dabatit ishin kandidatët për asamble komunale, hartuesi I planit zhvillimorë Vehbi Salihu, Ismet Hajdini dhe Klodina Krasniqi.

Vehbi Saliu, tha se ky plan zhvillimorë është punuar së bashku me ekspertë të lamive të ndryshme. Plani në fjalë mendohet të realizohet përmes të hyrat vetanake.
Ndër të tjera Salihu shtoj se “Ky plan parasheh renovimin e banesave të vjetra, duke riparuar ndriçimin e jashtëm dhe të brendshëm, hyrjet e banesave me kartel, ashensorët, fasadimin e tyre, si dhe mirëmbajtja e hapësirave e tjera”.

Ndërsa, panelisti Ismet Hajdini në temën “Problematikat në drejtorinë Sh.P si dhe mungesa e Drejtorisë së Inspeksionit”, ka thënë se AKR-ja parasheh të rikthej drejtorinë e inspeksionit, ku kishte pushuar së funksionuari nga pushteti aktual.

Uji Dea

“AKR-ja në Gjilan, do të jetë shpresë për zgjidhjen e këtyre problemeve, falë strategjive që ka hartuar ky subjekt politik”, ka thënë Hajdini.

Ndërkohë, panelistja Klodrina Krasniqi, ka trajtuar temën: “Transporti Urban” dhe problematikat urbanistike, e cila ka theksuar nevojën e parkingjeve në komunë, teksa, tha se AKR parasheh ndërtimin e parkingjeve nëntokësore.

Krasniqi ka thënë se Gjilani akoma nuk ka transport urban, ani pse nevojat për këtë transport janë të mëdha, por sipas saj, këtë synim do ta realizojë AKR-ja, përmes strategjive të hartuara nga ekspertët tanë thuhet në njoftimin e zëdhënësit të shtabit të AKR dega në Gjilan, Sami Spahiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: