Uji Dea

AKR i shpreh mirënjohje ish kryetarit Rashit Maliqi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryesia e AKR-së në takimin e parë të përbërjes së re e ka vlerësuar lartë punën e nëndegëve të AKR-së dhe këshillit për organizimin e zgjedhjeve brenda partisë për përgatitjen e kuvendit të tretë zgjedhor.

Kuvendi është vlerësuar si mjaft mirë i organizuar, ndërsa struktura e re udhëheqëse si mjaft përfaqësuese dhe kualitative. AKR falënderon komisionin komunal zgjedhor dhe mediet për monitorimin e këtij procesi zgjedhor.

Dega e AKR-së në Kamenicë i ka bërë falënderim publik kryetarit të dy mandateve të kaluara Prof. Dr. Rashit Maliqit për punën e bërë në degën e Kamenicës dhe e ka mirëpritur vullnetin e tij për ta ndihmuar edhe më tutje zhvillimin e AKR-së.

Uji Dea

AKR po mirëpret anëtarët e rinj që po i bashkohen çdo ditë dhe do të vazhdojë me aktivitetin e saj nëpër nëndegë dhe është në procedurë të themelimit edhe të tri nëndegëve të reja.

Dega e AKR ka filluar punën në përgatitjen e strukturës dhe caktimit të grupeve të ekspertëve me të cilët do të identifikojë të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kamenicës dhe do të propozojë zgjidhjet për këto probleme. Puna e grupeve të ekspertëve do të përfshihet në programin qeverisës të AKR-së për mandatin e ardhshëm.

Dega e AKR-së përmes grupit të këshilltarëve komunal do të mbështes të gjitha propozimet që janë me interes për qytetarët në Kuvendin Komunal dhe do të jetë opozitë e fuqishme për të gjitha vendimet që bien ndesh me interesat e qytetarëve të Kamenicës.
Kryetari i Degës së AKR-së Fatmir Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.