AKR formoi Forumin e Gruas në Gjilan
Gjilan – Në vazhdën e zgjedhjeve të brendshme që po zhvillohen në Gjilan dega e AKR-së sot formoi forumin e gruas. Forumi gruas zgjodhi koordinatoren dhe kryesin e degës, derisa për koordinatore u zgjodh Ymrane Shahiqi.
Pas formimit të shumë degëve nëpër lagjet dhe fshatra e Gjilanit AKR-së sot në ambientet e bukura të “Hotel Kristalit” në Gjilan themeloi edhe forumin e gruas.
Masovitet dhe interesim i dukshëm për anëtarësimin e grave në këtë subjekt politik ishte karakteristik e këtij tubimi.
AKR – Forumi gruas zgjodhi koordinatoren dhe kryesin e degës, për koordinatore u zgjodh Ymrane Shahiqi.
Në mënyrë unanime u zgjodh edhe kryesia e degës në përbërje:
1. Ymrane Shahiqi – Koordinatore
2. Vjollca Matoshi-Nënkryetare
3. Kaltrina Sylejmani-Anëtare
4. Klodina Krasniqi-Anëtare
5. Flutra Sylejmani-Anëtare
6. Nazife Behluli- Anëtare
7. Merita Hyseni – Anëtare
8. Emine Xhemajli – Anëtare
9. Vana Jerliu – Anëtare
10. Entela Kamberi- Anëtare
11. Shqipe Masurica
Pasiqë falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë zoja Shahiqi tha se do të promovoj frymën e AKR-së në mesin e gjilanaseve. “Së bashku do të punojmë në fuqizimin e gruas Kosovare, që ajo të jetë bartëse e zhvillimeve politike, ekonomike në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Problemet që prekin gratë dhe vajzat janë të shumta, mund të përmendim këtu edukimin, punësimin, shëndetësinë, etj, Një problem tjetër shumë i mprehtë i grave dhe vajzave sot është fenomeni i izolimit social, pra tërheqja e shumë grave dhe vajzave brenda shtëpisë, humbja e tyre në një hapësirë të ngushtë muresh. Për këtë arsye, forumi i gruas në AKR-ë synon të bëhet gjithnjë e më shumë një hapësirë debati, analize dhe trajtimi të këtyre problemeve të mprehta, pikërisht nëpërmjet kësaj hapësire debati që ne do të mund të punojmë për realizimin e një objektivi tjetër të madh, ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për mundësitë dhe potencialet që ato kanë, si dhe për domosdoshmërinë e prezencës së tyre aktive në të gjitha fushat e jetës” tha Shahiqi./rajonipress/


