UBT

AKR është e përgatitur të punojë në interes të shtetit të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në prezantimin e kandidatëve të AKR-së dega në Gjilan u tha se lista e kandidatëve të këtij subjekti është e pasur me kuadro dhe njerëz të dëshmuar. Vesel Makolli nga qendra tha se AKR koalicionin e bëri për interes të shtetit të Kosovës dhe jo për interesa partiake.

Hoteli “Kristal” ishte i mbushur me aktivist të AKR-së të cilët përcollën prezantimin e kandidatëe të tyre për asamble komunale.

Vjollca Matoshi bartëse e listës së AKR-së tha se këtë herë kemi kandidatë dhe kemi kuadro të dëshmuara për të quar përpara zhvillimet komunale. “Lista e AKR-së është listë për zhvillim e mirëqenie dhe ne jemi të lumtur që në ballë e kemi njeriun e duhur dhe të dëshmuar i cili sakrifikojë tërë mundin e tij vetëm që institucionet e Kosovës të ecin përpara. Nëse na besoni më 22 tetor atëherë AKR-ja do të jetë zëri i juaj i fuqishëm në asamble” tha Matoshi.

Kurse Vesel Makolli nga qendra tha se AKR po dëshmohet se meritueshëm ka hyrë në parlament.”Të tjerët po na kritikojnë pse kemi hyrë në koalicion me PDK, por ne treguam se nuk jemi parti e interesave të ngushta e as parti e klaneve, por dëshmuam se jemi parti që në radhë të parë e ka interesin shtetëror”.

Makolli tha se AKR ka program të zhvillimit ekonomik dhe kudo që po prezantojmë kemi vërejtur se kemi kuadro të profesionalizuara.

Eco Higjiena

Edhe Ismet Hajdini tha se AKR ka dalur me një listë vërtet afirmative dhe të pranueshme për të gjitha kategoritë dhe moshat. “Jemi parti serioze dhe parti e vlerave dhe shpresojmë shumë që tash e tutje AKR do të llogaritet parti e befasirave edhe në Gjilan e Anamoravë” tha Hajdini.

Vana Jerliu Ramadani shefe e shtabit në AKR tha se kandidatët e AKR-së dalin ballëhapur para votuesve. “Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat lokale dhe do jemi zëri i arsyes dhe zëri i fuqishëm i juaji. Na besoni përgjegjësit dhe ne do të dëshmojmë se jemi kuadro me vlera dhe me interes për shoqërinë” tha Jerliu.

Më pas janë prezantuar të gjithë kandidatët për asamble komunale./rajonipress/

Mund të ju interesoj: