Uji Dea

AKR e VATRA do të veprojnë si një grup i përbashkët në Kuvendin Komunal

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ismet Hajdini nga AKR-ja dhe Kushtrim Kadriu nga VATRA janë dakorduar për një marrëveshje e cila u mundëson atyre që të veprojnë si një grup i përbashkët në Kuvendin Komunal.

Njoftimi i plotë i dërguar nga Arianit Ibrahimi

Eco Higjiena

Duke respektuar të drejtat dhe liritë e plota qytetare, të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës : Duke respektuar plotësisht legjislacionin në fuqi për organizimin e partive politike : Duke marrë në konsideratë nevojën për bashkëpunimin e potencialeve tona për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, dhe ngritjen e përgjithshme sociale në komunën e Gjilanit: Duke respektuar strukturat e partive tona dhe orientimet politike të anëtarësisë tonë: Aleanca Kosova e Re Dega në Gjilan dhe Lëvizja Qytetare Vatra në Gjilan lidhën këtë ; MARRËVESHJE KOALICIONI NË MES TË KËSHILLTARËVE TË AKR DHE LQV QË TË JENË NJË GRUP I PËRBASHKËT NË KUVENDIN KOMUNAL

1. Dy partitë politike pajtohen për bashkëpunim në të gjitha fushat, në të mirë të zhvillimit të gjithëmbarshëm shoqëror dhe politik, dhe përmirësimit të jetës së të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit ;
2. AKR-ja dhe LQV-ja me marrëveshjen për koalicion në nivel lokal synojnë që këshilltarët e dyja partive të jenë unik në mes vete në gjitha vendimet që merren në asamblenë komunale dhe të jenë një zëri.
3. Konsultimet do të jenë të përbashkëta lidhur me çdo iniciativë që do të ndërmerret brenda kuvendit komunal, dhe interesat e dy partive do të mbrohen denjësisht nga këshilltarët tanë.
Kjo marrëveshje hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe është e vlefshme për këtë mandat në Kuvendin Komunal 2017-2021 thuhet në tekstin e marrëveshjes të nënshkruar nga AKR e VATRA./rajonipress/