AKR e organizuar dhe me shumë aderime të reja i pret zgjedhjet lokale
Gjilan – Dega e AKR-së në Gjilan është më e organizuar se kurrë, këtë e dëshmojnë aderimet e reja çdo ditë në AKR ka thënë Nuhi Nuhiu.
Të premtën Dega e AKR-së në Gjilan kishte takim me koordinatorin nga qendra Vesel Makolli, kryetaren e forumit të gruas Mirëlindë Mirlindë Gashi, Ibrahim Rexhepi dhe Alban Lumi.
Në takim është raportuar nga kryetari i degës Ismet Hajdini. Njashtu edhe kryetarja e forumit të gruas nga dega z.Vjollca Gagica Matoshi, si dhe kryetari i i forumit rinor Aid Berisha.
Në takim u diskutua edhe çështjet që kanë të bëjnë me përgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahen në këtë vit. Gjerë më tani në komunën e tonë janë themeluar 25 nëndegë. Dhe kanë aderuar mbi 1000 anëtar në AKR. Kurse për President Pacollin kanë votuar 2900 qytetar.
Njashtu koordinatori Makolli u njoftua edhe për formimin e komisioneve profesionale si dhe për platformën dhe programin zgjedhor të cilin do ta kenë në dorë së shpejti anëtarësia, dhe qytetarët gjilanas. Çdo premtim do të ketë fakte në programin zgjedhor. Prandaj si konkluzion nga mbledhja ishte, dega e AKR-së në Gjilan është më e organizuar se kurrë, këtë e dëshmojnë aderimet e reja çdo ditë në AKR ka thënë Nuhi Nuhiu./rajonipress/


