United Hospital

AKR e fuqishme dhe unike në Ferizaj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Aleanca Kosova e Re, dega në Ferizaj, sot ka mbajtur takimin me strukturat e degës, në të cilin u rikonfirmuar që AKR në Ferizaj mbetet e unifikuar dhe e fuqishme.

Gjatë këtij takimi, koordinatori i degës, Ibrahim Hyseni, deklaroi që Aleanca Kosova e Re, dega në Ferizaj, është e gatshme për këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Ai po ashtu ka kërkuar angazhim shtesë nga strukturat e degës, duke përfshirë kryesinë e degës, forumet brenda partisë dhe nëndegët në fshatrat e Ferizajit.

Koordinatori Hyseni ka njoftuar po ashtu që dega është unike dhe e kompletuar me struktura, kështu nuk ka nevojë për zgjedhje të brendshme, kurse dy pozitat e lëna bosh në kryesi do të plotësohen pas procesit zgjedhor për kuvendin e Kosovës.

Mobi Casa

Nga niveli qendror strukturat e degës së AKR-së në Ferizaj, i përshëndeti koordinatori i shtabit zgjedhor, Selim Pacolli, i cili ka falënderuar degën për kontributin e dhënë në fuqizimin e vlerave liberale në Ferizaj.
Ai po ashtu ka njoftuar degën me aktivitetet e partisë në nivel qendror si dhe me përgatitjet që po bëhen në kuadër të procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Ditëve në vazhdim koalicioni AKR-NISMA do të prezantojnë programin e tyre politik për zhvillimin e vendit, program ky i cili do të jap zgjidhje për problemet e mëdha që ka sot Kosova dhe qytetarët e vendit, duke përfshirë edhe komunën e Ferizajit.

Në takimin me strukturat e degës së AKR-së në Ferizaj morën pjesë përfaqësues nga kryesia qendrore e partisë, duke përfshirë sekretarin e partisë, Vesel Makolli, koordinatorin e shtabit zgjedhor, Selim Pacolli, kryetarin e kuvendit të partisë, Fatmir Matoshi, deputetin, Islam Pacolli, shefin e kabinetit të zv//kryeministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj, e zv/ministrat Shkodra, Selmani e Avdullahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.