UBT

AKR: Berivojca ka nevojë urgjente për objekt të shkollës fillore

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – AKR në Kamenicë i gëzohet secilit investim në infrastrukturën e lokaliteteve të komunës, në këtë drejtim AKR përshëndet vendimin e Zyrës për Komunitete të Kryemistrisë së Kosovës dhe Komunës së Kamenicës për ndërtimin e çerdhes në këtë paralagje të qytetit.

AKR konsideron se realizimi i këtij projekti në bazë të një kërkesë të qytetarëve të këtij lokaliteti, është domethënës dhe shpreh dëshirën që kjo çerdhe do të jetë në shfrytëzim nga të gjitha komunitetet në Berivojcë.

AKR kërkon nga institucionet komunale që sa më parë dhe në mënyrën sa më serioze të trajtojnë dhe të zgjidhin çështjen e shkollës fillore për Berivojcën.

Mobi Casa

Autoritetet komunale janë në dijeni se fëmijët e moshës 6 vjeçare janë të detyruar të udhëtojnë nga 6 kilometra gjatë ditës për të arritur në shkollë. Kjo gjendje e këtillë është shqetësuese dhe alarmante dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shkollimit të fëmijëve të cilët gjatë kësaj rruge të gjatë ballafaqohen me vështirësi të mëdha siç janë rreziqet prej qenve endacakë. Ndërtimi i shkollës fillore do të ishte mundësia më e mirë që objekti të shfrytëzohej edhe nga filloristët , por edhe për çerdhe dhe institucion parashkollor.

AKR inkurajon qytetarët e Berivojcës që të jenë sa më aktiv në kërkesën e tyre për shkollë dhe i siguron ata për mbështetje në Kuvendin Komunal në realizimin e kërkesës së tyre të kahershme.

Asnjë “arsyetim” për mungesë lokacioni ose mungesë buxheti për ndërtimin e këtij objekti shkollor nuk e justifikon papërgjegjësinë institucionale në rastin e shkollës së Berivojcës thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Kamenicë të nënshkruar nga Fatmir Matoshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.