FITORJA

AKP-ja vendos për tërheqjen e aksioneve të “Grandit”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit e ka ekzekutuar vendimin për tërheqje të aksioneve të hotelit “Grand”. Tërheqja e aksioneve është bërë të enjten me arsyetimin se blerësit nuk i kanë plotësuar zotimet, shkruan sot Koha Ditore.

“Bordi i Drejtorëve, në takimin e të enjtes, me konsensus të plotë e fuqizoi vendimin për tërheqje të aksioneve, duke iu shmangur kështu lajthitjeve të vazhdueshme nga ana e poseduesit të kontratës ndaj institucionit publik të pavarur të themeluar nga ana e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga AKP-ja.

Vendimi i Bordit të AKP-së për tërheqje të aksioneve i ka irrituar blerësit e hotelit “Grand”, të cilët kanë bërë akuza në drejtim të AKP-së. Njëri nga ta ka thënë se i janë kërkuar 4 milionë euro ryshfet, për ta shpëtuar hotelin. Blerësit kanë paralajmëruar ankesa dhe padi kundër AKP-së.

FIDANISHTJA

Hoteli “Grand” në Prishtinë ishte privatizuar nga “Union Commerce” në vitin 2006 për një shumë prej 8 milionë e 160 mijë eurosh. Blerësi ishte zotuar se do t’i investojë 20 milionë e 200 mijë euro dhe se do t’i mbajë 570 punëtorë.

Fillimisht ishte prezantuar se blerësi i vetëm ishte Zylqef Berisha, kurse më vonë doli se hisedar aty janë edhe Behgjet Pacolli e Remzi Ejupi. Madje, për vite ishte nisur një proces gjyqësor pikërisht për pretenduesit e “Grandit”. Por, gjatë këtij viti, palët janë pajtuar për t’i ndarë aksionet në tri pjesë. Berisha dhe Pacolli kishin marrë nga 40 për qind të aksioneve, kurse Ejupi 20 për qind.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.