AKP-ja, në prag të bllokimit

Nga një shtatori i këtij viti, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të jetë në bllokadë të plotë, pasi që dy anëtarëve ndërkombëtarë të Bordit u skadon mandati, me këtë rast Bordi i AKP-së mbetet vetëm me tre anëtarë vendorë e që është numër i pamjaftueshëm për të pasur kuorum.
Në maj të vitit të kaluar, Bernadette Roberts, përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së në Bordin e Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), e pakënaqur me mënyrën e privatizimit, pati dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita që kishte mbajtur për një kohë.
Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, thotë se Bordi në mbledhjen e radhës që është parashikuar të mbahet me datën 26 gusht 2014, do të mbajë takim në përbërjen e tanishme. /Zeri/