AKP e bllokuar me ligj
Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk do të mund të marrë vendim për likuidimin e 202 ndërmarrjeve shoqërore.
Kjo për shkak të mungesës së anëtarit të tretë ndërkombëtar në Bordin e Drejtorëve të AKP’së.
Kjo bllokadë pritet të vazhdojë edhe një kohë të gjatë. Krejt kjo për shkak të paqartësive ligjore, shkruan Tribuna.
Sipas ligjit të AKP-së, anëtarët ndërkombëtar të bordit, duhet t’i zgjedh përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, mandati i të cilit tashmë ka mbaruar.