Hidromorava

AKP 30 milionë euro për buxhetin e shtetit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka marr vendim për transferimin e rreth 30 milionë euro në buxhetin e Kosovës të fondeve të mirëbesimit. Këto mjete sipas AKP-së janë mjete të mbetura nga procesi i likuidimit.

Sipas një komunikate për media të AKP-së, me qëllim të maksimalizimit të interesit u vendos që të fillojnë bisedimet me Ministrinë e Financave dhe me Bankën Qendrore të Kosovës për investime në letra me vlerë, procese këto që me këmbëngulje dhe në vazhdimësi i kërkonte kryetari.

“Në mënyrë që Agjencia të vazhdojë me ritmin e njëjtë të punës, Bordi mori edhe vendime të tjera të rëndësishme të propozuara më parë nga kryetari i bordit, si shpërndarja e mjeteve për punëtorët e 9 ndërmarrjeve shoqërore, aprovimin e transaksioneve të Valës 55 të privatizimit dhe transaksionet e shitjeve përmes likuidimit nr. 14”.

Uji Dea

Agjencia ka pranuar raportet e fundit të auditimit të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës për Pasqyrat Financiare të AKP-së dhe Fondit të Privatizimit, duke u konfirmuar ligjshmëria në punën e AKP-së, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

“Auditori i Përgjithshëm ka dhënë opinion të pakualifikuar dhe opinion të pakualifikuar me theksim të çështjes për 20 përqindëshin për punëtorët. Kjo dëshmon dhe vërteton se në mënyrë të qartë Bordi i Drejtorëve dhe Agjencia me këmbëngulje zbatojnë rregullsi dhe transparencë të procesit të privatizimit, pa dashur të hyjë në debate me palë që për qëllim kanë mbrojtjen e interesit të vet personal, e jo interesin e Kosovës.

Në përmbyllje të mbledhjes, bordi i Drejtorëve edhe njëherë u zotua se do të vazhdoj të punoj për të jetësuar vizionin e kryetarit për punë me ligjshmëri dhe ndershmëri për një të ardhme më të mirë për shtetin tonë. /Telegrafi/