UBT

AKM e AKP i sollën veç dëm ekonomisë gjilanase

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aziz Azizi, kryetar i Sindikatave të Rajonit të Anamoravës tha se në këtë rajon ka pasur kontrabandim të pronës shoqërore në kohën e AKM-së.Ai tha se AKM-ja e shkatërroj qëllimisht ekonominë gjilanase sepse privatizimi në Gjilan, Kamenicë dhe Viti nuk pati efektet e pritura.

Procesi i privatizimit siç është bërë deri më tani ka qenë i gabuar dhe i dëmshëm për ekonominë kosovare dhe se një proces i tillë e ka dëmtuar më së shumti Rajonin e Anamoravës, duke dëmtuar rëndë edhe klasën punëtore. Kështu thotë Aziz Azizi kryetar i Sindikatave të rajonit të Anamoravës.

Azizi,tha se në Anamoravë ka pasur kontrabandim të pronës shoqërore në kohën e AKM-së.Ai tha se AKM-ja e shkatërroj qëllimisht ekonominë gjilanase sepse privatizimi në Gjilan, Kamenicë dhe Viti nuk pati efektet e pritura. “Askush në botë nuk do ta kishte pranuar këtë lloj të privatizimit” tha Azizi.

Sipas Azizit, ndonëse tani me AKP-në ka lëvizje pozitive sidomos në drejtim të ndarjes së 20 për qindëshit, ai ka shumë vërejtje edhe ndaj këtij Agjencioni.

”Askush nuk është kundër procesit të privatizimit, apo kundër Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), por në formën që është bërë, deri më tani, ky proces, jo që nuk i ka përmbush synimet, por ai ka qenë shkatërrues për ekonominë e vendit” tha Azizi.

Eco Higjiena

Ndërkohë që njëri prej debatuesve, Gani Neziri, drejtor i Drejtorisë Komunale të Kadastrit, duke e ironizuar, formën e deritanishme të privatizimit, ka thënë se privatizimit të tillë, i përshtatët më së miri thënia “Operacioni i suksesshëm, pacienti vdiq”.

Neziri tha se formimi i Agjencionit që do të merret me çështjen e privatizimit, ka qenë interes kombëtar, por se rruga që është ndjekur, ka qenë rrugë egërsisht e gabuar sa që ka prek edhe interesin kombëtar.

Neziri tha se në këtë rajon toka bujqësore po shitet falas dhe se privatizimi në Gjilan ka sjell vetëm telashe dhe shkatërrime të mëdha. Ai tha se pjesa më e madhe e tokës shoqërore është shitur dhe tani komuna po detyrohet që ta blej tokën e saj shumëfish më shtrenjtë, se sa është shitur, për të ndërtuar një shkollë, apo çerdhe…

Edhe, Nexhmedin Shaqiri ish drejtor në Kombinatin e Tekstilit mendon se privatizimi i deritanishëm ka qenë rrënues për ekonominë e Kosovës dhe se edhe në rajonin e Anamoravës është degraduar niveli i zhvillimit ekonomik.

Shaqiri tha se tani e kemi të privatizuar pronën shoqërore, por e cila e ka shkatërruar ekonominë e regjionit dhe se Gjilani dhe Anamorava ka stagnuar në këtë proces duke u degraduar zhvillimi ekonomik i saj, derisa qëllimi i UNMIK-ut ishte pikërisht shkatërrimi i pronës shoqërore./rajonipress/