FIDANISHTJA

AKK – Qeverisë: Ndalojeni kolapsin financiar – Komunat rrezikojnë të mbesin pa mjete për investime kapitale

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), është deklaruar se komunat e vendit po rrezikohen që të mos i zbatojnë projektet kapitale në vitin 2025, shkruan Gazeta Express.

AKK ka deklaruar se kjo po ndodh pasi që Qeveria nuk është duke i përkrahur komunat sa i përket zbatimit të kontratës kolektive dhe kësisoj, përveç rrezikut që komunat që të mos kenë mjete për investime kapitale, atyre u rrezikohet që t’iu mbyllen xhirollogaritë bankare dhe që shumë projekte të parapara me buxhetet komunale të mos zbatohen.

‘‘Me këtë trend, edhe këtë vit komunave mund t’i merren mbi 50-60 milion euro e për pasojë qytetarët që jetojnë nëpër komunat e Republikës së Kosovës nuk do t’i gëzohen realizimit të shumë projekteve që do përmisonin jetën e qytetarit. Kërkesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës është që Qeveria të zgjohet dhe të marë në konsideratë kërkesat e komunave në zgjidhjen e këtij problemi’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Komunikata:

Hidromorava

Qeveri ndalojeni kolapsimin financier të komunave dhe gjakderdhjen financiare

Komunat rrezikohen që të mos zbatojnë projekte kapitale në vitin 2025 dhe mbylljen e xhirologarive të tyre

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është duke i përkrahur komunat sa i përket zbatimit të kontratës kolektive dhe me këtë rast komunat rrezikojnë që të mos kenë mjete për investime kapitale, që t’iu mbyllen xhirollogaritë bankare dhe që shumë projekte të parapara me buxhetet komunale të mos zbatohen. Kjo vije si pasojë e neglizhencës së Insitucioneve qëndrore të cilat për disa vite nuk janë duke i marë parasysh kërkesat e komunave. Që në fillim të këtij viti vetëm disa komunave iu kanë shkuar faturat mbi 35 milionë euro, ku mbi 25 milionë euro janë borxh ndaj përfituesve, ndërsa mbi 10 milionë euro janë tarifat për përmbaruesit e që me një vendim të Qeverisë apo Parlamantit të Republikës së Kosovës kjo gjakderdhja financiare që është mbi 10 milion eur të deritanishme mund të ndalohet. Këto janë mjete të taksapaguesve të Republikës së Kosovës dhe po që se Qeveria do të menaxhonte procesin si duhur, atëherë tarifat për përmbaruesit nuk do të ndodhnin. Shumica absolute e këtyre mjeteve do i merren komunave nga projekcionet buxhetore për investime kapitale dhe që këto mjete po i merren për shkak të zbatimit të kontratave kolektive. Në vijim po i paraqesim vetëm disa komuna që kanë pranuar vetëm në vitin 2025 faturat për zbatim të kontratës kolektive;

  1. Ferizaj 9.5 milion eur,
  2. Prizreni 5.5 milion eur
  3. Lipjan 3.8 milion eur,
  4. Malisheve 2.6 milion eur,
  5. Rahovec 2.1 milion eur,
  6. Viti 2.1 milion eur
  7. Mitrovicë, 1.7 milion euro,
  8. Skenderaj 1.6 milion eur,
  9. Kaçanik 1.5 milion eur
  10. Gjakova 1.4 milion euro
  11. Suhareka 1.3 milion eur etj

Deri ne fund të vitit të kaluar komunave iu janë marë padrejtësisht mbi 125 milion euro ku shumica absolute e ketyre mjete janë marë nga kategoria për investime kapitale dhe kjo ka ndodhur më së shumti në tri vitet e fundit. Duhet të jemi në dijeni se këtë vit janë edhe zgjedhjet lokale dhe se mungesa e përkrahjes nga niveli qëndor ndaj komunave në zgjidhjen e problemit kryesor e që është kontrata kolektive do t’i dëmtojë komunat në masë të madhe. Kemi kërkuar dhe kërkojmë që këtë çështje ta zgjidh niveli qëndor sepse niveli qëndor i ka nënshkruar kontratat kolektive. Me këtë trend, edhe këtë vit komunave mund t’i merren mbi 50-60 milion euro e për pasojë qytetarët që jetojnë nëpër komunat e Republikës së Kosovës nuk do t’i gëzohen realizimit të shumë projekteve që do përmisonin jetën e qytetarit. Kërkesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës është që Qeveria të zgjohet dhe të marë në konsideratë kërkesat e komunave në zgjidhjen e këtij problemi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.