Fundamenti

AKB: Kriza kushtetuese u shmang – kriza e re ekonomike sapo ka filluar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kosova shmangu krizën kushtetuese dhe politike, por rrezikon pasoja të rënda ekonomike.

Shpërndarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas AKB-së ka shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës kushtetuese, por vendi tashmë po përballet me një pasiguri të theksuar ekonomike, me pasoja të drejtpërdrejta për bizneset dhe qytetarët.

“Në mungesë të institucioneve funksionale, ekonomia e Kosovës mbetet pa orientim të qartë zhvillimor, duke rrezikuar, bllokimin e vendimmarrjes ekonomike ,hezitimin e investitorëve vendorë dhe të huaj, vonesën e projekteve kapitale dhe atyre të EU si dhe rritjen e pasigurisë në treg e Kosovës”.

Aleanca Kosovare e Bizneseve thekson se ekonomia nuk mund të mbetet peng i zhvillimeve politike. Çdo vonesë në rikthimin e funksionalitetit institucional po i kushton drejtpërdrejt sektorit privat.

Në këtë drejtim, AKB kërkon:

Mobi Casa

1.Shpalljen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike

2.Respektimin e afateve kushtetuese dhe ligjore

3.Krijimin pa vonesë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve

4.Të hiqet mendësia politike nëse nuk jam unë bllokohet shteti.

Sipas AKB-së, vetëm përmes institucioneve stabile dhe legjitime mund të rikthehet besimi i biznesit, të sigurohet vazhdimësia e zhvillimit ekonomik dhe të parandalohet thellimi i krizës. “Kosova nuk ka kohë për humbje. Çdo ditë pa institucione funksionale është një ditë më pak zhvillim”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.