Fundamenti

AKB-ja ia kthen “borxhin” Kosovës Lindore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Unioni i Afaristëve të Preshevës, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimi, me qëllim të shtytjes së zhvillimit ekonomik në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2013” si dhe të aktiviteteve ekonomike të ndryshme.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është mbështetja dhe fuqizimi i zhvillimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

“Kosova mburret me bizneset nga Kosova Lindore dhe shpresojmë se kjo marrëveshje do të nxisë e zhvillojë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik”, tha Agim Shahini. Sipas tij Kosova e ka edhe një obligim të madh ndaj shqiptarëve andej kufirit.

Kryetari i AKB-së shpreson se kjo iniciativë është e dobishme për Luginën, ngase ata kanë dhënë mjaft të mira për Kosovën dhe se nuk janë tashmë të vetmuar dhe do të kenë mbështetjen e Kosovës.

United Hospital

Ejup Haziri, kryetar i Unionit të Afaristëve të Preshevës, tha se me këtë marrëveshje po fuqizohet dhe rritet bashkëpunimi. Sipas tij edhe më e rëndësishme është se marrëveshja e parë u realizua me AKB-në nga e cila edhe presin mbështetje edhe në të ardhmen.

“Të jemi bashkë jo vetëm në ditët e mira, por edhe në ditët e vështira që të tejkalohen barrierat dhe problemet. Shpresojmë se bashkëpunimi do të forcohet edhe më shumë me qëllim që dobia të jetë në favor të bizneseve të Preshevës dhe të Kosovës”, tha Ejup Haziri.

Kryetari i Unionit të Afaristëve nga Preshevs, kërkoi mbështetje të institucioneve të Kosovës për lehtësira për bizneset nga andej kufirit.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje si pozitive e vlerësua edhe nga bizneset e Luginës së Preshevës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.