Hidromorava

Akademia Ndërkombëtare Verore e Medias dhe Komunikimit ka përfunduar suksesshëm punimet për edicionin e sivjetshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, ka përmbyllur suksesshëm edicionin e sivjetshëm, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, ku u organizuan aktivitete të ndryshme, duke trajtuar tema që kishin të bënin me gazetarinë profesionale, hulumtuese, tradicionale dhe moderne.

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme, gjatë akademisë së Medias dhe Komunikimit janë mbajtur disa ligjërata tematike, si dhe është shfaqur për herë të parë në Kosovë, filmi dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” me regji të Ilir Kabashi dhe skenar Nuhi Bytyqi.

Dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim, Prof. Dr. Ferid Selimi ka zhvilluar një ligjëratë rreth temës: “Fillet, sfidat dhe gazetaria qytetare”, ku ka folur rreth rëndësisë së raportimit të drejtë dhe të verifikuar, teksa profesori Safet Zejnullahu ka ligjëruar rreth temës: “Tranzicioni i medias shqipe në Kosovë në vitet 1988-2008”, duke shpalosur detaje rreth eksperiencës personale nga kjo periudhë.

Uji Dea

Ndër të tjera, profesori Musa Sabedini ka zhvilluar një debat rreth etikës në media dhe lajmet e rreme, duke marrë si rast studimi Ukrainën, teksa profesori Votim Hanoli ka realizuar diskutim të hapur rreth temës: “Komunikimi si mjeti më i rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin e shoqërisë”, si dhe profesoresha Xhevahire Millaku ka ligjëruar për temën: “Kadare dhe letërsia moderne shqiptare”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.