Akademi përkujtimore kushtuar veprimtarit Sadik Jashari

Në 10 vjetorin e vdekjes, do të përkujtohet veprimtari i shquar i Lëvizjes Kombëtare, SADIK JASHARI (1947-2003).
Të hënën, më 29 prill 2013, në 10 vjetorin e vdekjes, përkujtohet veprimtari i shquar i Lëvizjes Kombëtare, SADIK JASHARI (1947-2003).
Akademia Përkujtimore, organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Poltikë të Kosovës mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, duke filluar në orën 17.00.
Për jetën dhe veprimtarinë e veprimtarit Sadik Jashari do të flasë, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Poltikë dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, z. Hydajet Hyseni si dhe: Jonuz Musliu, Sadik Halitjaha, Naim Maloku e të tjerë.