Fundamenti

Ajvazi: Anamorava ende me rrugët e Titos

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ramadan Ajvazi kryetar i komisionit për shërbime publike në LDK thotë se Anamorava është anashkaluar nga investimet dhe fakt për këtë janë dy rrugët magjistrale Gjilan-Ferizaj dhe Gjilan-Bujanoc, të shtruara në kohën e Titos.

“Anamorava po shfrytëzohet vetëm për vota dhe vjelje të taksave”.Kështu thotë për rajonipress Ramadan Ajvazi kryetar i komisionit për shërbime publike në kuadër të LDK-së. Ajvazi është i zhgënjyer në institucionet qendrore duke filluar nga Thaçi,Fehmi Mujota e Atiftte Jahjaga.

“Mujota asnjëherë nuk ishte në Gjilan dhe asnjëherë nuk përmendi apo nuk foli për ndonjë projekt konkret. Asfalt ka kohë që nuk po shtrohet në Gjilan dhe kjo për fajin e bosëve të politikës në Prishtinë” shprehet Ajvazi.

Fundamenti

Sipas tij rrugët kryesore në Anamoravë në veçanti magjistralja Gjilan-Ferizaj dhe Gjilan-Bujanoc ende janë me asfaltin e kohës së Titos. “Vërtet ky është një skandal dhe një keqpërdorim flagrant i parasë publike”. Sipas Ajvazit Gjilani e Kamenica po vizitohen nga pushtetarët e qendrës vetëm atëherë kur u duhen votat dhe plaçkitja e taksave nga bizneset.

“Gjilani është kampion në kryerjen e obligimeve dhe taksave tatimore e komunale kurse ndodhet në vendin e fundit sa i përket thithjes së investimeve.“S`i mos të ndihet i prekur e, i, anashkaluar ky rajon kur ka një trekëndësh dhe një pozitë gjeografike që lidhë shqiptarët me Kosovën lindore dhe me shqiptarët e Maqedonisë”.

Ajvazi thotë se një pjesë të mirë të fajit e kanë edhe deputetet e rajonit të Anamoravës.”Ata po jetojnë në Prishtinë dhe nuk po brengosen për hallet e gjilanasve. Jam i sigurt se në të ardhmen Anamorava do ta ndëshkojë këtë dembel-llak të deputetëve të tyre të cilët janë treguar servil,pasiv dhe injorantë në kërkesat reale dhe legjitime të mbështetësve të tyre” tha Ajvazi./rajonipress/