Ajshe Thaçi fituese në ping-pong

Gjilan – Në organizim të drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, është mbajtur turniri në ping-pong për femra. Në një konkurrence tejet të fortë, fituese doli Ajshe Thaçi nga Kamenica, vendin e dytë e zuri Drita Basha nga Hodonoci dhe në vendin e tretë Arbresha Aliu nga Kamenica.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Faton Krasniqi, ka thënë se në këtë turnir kanë marrë pjesë 32 vajza nga komuna e Kamenicës.
Krasniqi tha se në një konkurrence tejet të fortë, fituese doli Ajshe Thaçi nga Kamenica, vendin e dytë e zuri Drita Basha nga Hodonoci dhe në vendin e tretë Arbresha Aliu nga Kamenica. Vendet e para u shpërblyen me mirënjohje. /rajonipress/