Ajrullahu: Ofrimi i ndihmave higjienike dhe ushqimore është kruciale për popullin

Gjilan – Në këtë kohë të rëndë, ofrimi i ndihmave higjienike dhe ushqimore është kruciale për popullin krahas disiplinës së kërkuar nga instituti për shëndet publik thotë pronari i kompanisë “AR KATANA” , Muhamet Ajrullahu i cili pothuajse gjatë tërë kohës nu është ndalur fare duke shpërndarë ndihma për institucione e qytetar.
Muhamet Ajrullahu i njohur për zemërgjerësinë e tij dhe anën humane që e ka shprehur gjatë gjithë kohës edhe në rastet e tjera, tash së fundit ka aktivizuar tërë potencialin e kompanisë së tij që të shpërndajë gjëra të nevojshme për situata të tilla.
Deri tani sipas Ajrullahut, “AR – KATANA” ShPK ka dhuruar: 180 pako ushqimore, 138 përmes KK Gjilan, 8000 maska, 3000 dorëza, 550 litra dezinfektues tek (KK Gjilan & KK Viti, Zjarrëfiksat, Spitali Regjional, Qendra të Mjekësisë Familjare, Shërbimi Policor dhe Shërbyesit esencial) , 5000 kg miell.
Të gjitha këto ndihma të organizuara në shpërndarje përmes shtabit emergjent të formuar nga kryetari Lutfi Haziri thotë Muhamet Ajrullahu./rajonipress/