RCCOLA

Ajeti: Shënohet rënie e intervenimeve tek fatkeqësitë natyrore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim tha se na inkurajon fakti se në tre mujorin e vitit 2013 kishim 65 intervenime, që është një tregues cilësor se kemi rënie të theksuara në raport me vitin 2012 ku për të njëjtën periudhë kohore kishim 146 intervenime. Ajeti tha se normalisht këtu ka ndikuar preventiva që rastet të jenë më të vogla dhe rrjedhimisht kemi dëme të vogla sa i përket pronës publike dhe asaj private.

Drejtoria Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim , është karakterizuar me angazhim intensiv në realizimin e detyrave që dalin nga ligjet adekuate për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Vendimet e Kuvendit të Komunës së Gjilanit duke u bazuar në statutin e saj, Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.

Ajeti tha se prioritet në tre mujorin e par të vitit 2013 i është kushtuar bashkëpunimit me të gjitha subjektet relevante të cilat merren me problemet e emergjencës si me Policinë e Kosovës, FSK, Qendra Rajonale e Emergjencave (QER), KFOR-i Amerikan, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), Kryqi i kuq i Kosovës (KKK), dega në Gjilan, OSBE , EULEX-i si dhe me Drejtorit Komunale ku pa bashkëpunim të mirëfilltë më të gjitha këto subjekte nuk ka qenë e mundur kryerja e detyrave dhe obligimeve ndaj qytetarëve për problemet të cilat kanë pasur.

Hidromorava

Neve si Drejtori na inkurajon fakti se në tre mujorin e vitit 2013 kishim 65 intervenime, që është një tregues cilësor se kemi rënie të theksuara në raport me vitin 2012 ku për të njëjtën periudhë kohore kishim 146 intervenime. Ajeti tha se normalisht këtu ka ndikuar preventiva që rastet të jenë më të vogla dhe rrjedhimisht kemi dëme të vogla sa i përket pronës publike dhe asaj private.

Kemi pasur angazhim permanent të tërë personelit të DKMSH në organizimin e përgatitjes dhe aftësimin e sektorëve gjegjës siç janë: Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (SHZSH), sektorit të preventivës si dhe zyrtarëve tjerë në planifikimin e masave adekuate për të qenë sa më të përgatitur gjatë sezonit të rritjes së temperaturave.
Ajeti tha se aftësimi i teknikës dhe pajisjeve ekzistuese si dhe përgatitja e tyre në nivel funksional, që këto teknika të jenë operuese që në momentin kur duhen të jenë të gatshme dhe efikase në intervenim. Sensibilizimi i opinionit dhe i qytetarëve për nevojën e rritjes së vigjilencës për emergjencat e mundshme.

“Ju bëjmë apel qytetarëve të Komunës që të jenë të kujdesshëm dhe në rast të paraqitjes së ndonjë fatkeqësie natyrore ose të tjera të thërrasin me kohë në numrin 112 ose 193 , që intervenimi jonë të jetë i shpejtë dhe efikas, krejt kjo me qëllim të ruajtjes së pasurisë publike dhe private” tha Ajeti./rajonipress/