Mobi Casa

Ajeti : Rinia e tashmja e Kosovës

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Blerton Ajeti kryetar i rinisë së AKR-së thotë se në programin tonë në platformën për rinin, mendojmë se ajo është e tashmja e Kosovës që bënë politika për zhvillim e mirëqenie më të mirë dhe ajo që bënë politika dhe merr vendime për të ardhmen e, kjo u dëshmua më se miri në AKR me frymën liberale ku sot shumë të ri nga ky forum janë në institucione si ato qendrore dhe lokale, gjithmonë duke udhëhequr ashtu në frymën e liderit tonë konstruktiv, llogaridhënës dhe duke mos kursyer as gjë nga vetja për qytetarin tonë.

Blerton Ajeti thotë se roli i Forumit të Rinisë së AKR-së është i pazëvendësueshëm në politikën programe dhe udhëheqëse që po bënë ajo në tërë Kosovën. Madj, e Ajeti thotë se rinia e AKR-së po jep një kontribut të madh edhe në shtetëndërtimin e Kosovës.

Për rolin e të rinjve të AKR-së në nivel Kosove, Ajeti ka folur në takimin e fundit ku i pranishëm ishte edhe Behgjet Pacolli.

“Në programin tonë në platformën për rinin, mendojmë se ajo është e tashmja e Kosovës që bënë politika për zhvillim e mirëqenie më të mirë dhe ajo që bënë politika dhe merr vendime për të ardhmen e, kjo u dëshmua më se miri në AKR me frymën liberale ku sot shumë të ri nga ky forum janë në institucione si ato qendrore dhe lokale, gjithmonë duke udhëhequr ashtu në frymën e liderit tonë konstruktiv, llogaridhënës dhe duke mos kursyer as gjë nga vetja për qytetarin tone” ka thënë Ajeti.

Ajeti ka shtuar se Forumi Rinor gjithmonë ka qenë aktiv dhe ka mbrojtur vlerat e AKR-së, jo pse janë të AKR-së, por pse janë vlera që duhet të mbrohen dhe të kultivohen sepse janë në të mirë të rinisë dhe gjithë Kosovës. “Ne, me krenari e bartim bashkërisht emrin AKR dhe pa mohueshëm vetë Presidentin Behgjet Pacolli i cili i dha shpirt këtij organizimi politik me një sinqeritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, për rinin mbi të gjitha për qytetarin e Kosovës dhe shtetin tonë”.

Ajeti ka ftuar rinin kosovare që t`i bashkohen AKR-së dhe të rrugëtojnë së bashku me AKR , me orientim të duhur e synime të qarta dhe të pastërta për Rinin Kosovare.

Duke folur për prioritetet Ajeti ka thënë se ligji për fuqizimin e rinisë krijon dy mekanizma, mekanizmin në nivel qendror që quhet Këshilli Qendror i Veprimit Rinor, dhe një në nivel lokal që është Këshilli Veprimit Rinor Lokal .

Fundamenti

Ajeti duke folur për rezultatet e këtij ligji në fuqizimin e rinisë ka thënë se fatkeqësisht deri më tani ky ligj nuk ka treguar një rezultat konkret, përveç faktit që janë politizuar dy mekanizmat të cilët i krijon ky ligj, këtë e them sepse fondet që i kanë të rinjtë që veprojnë në këta këshilla kryesisht janë të organizatave buxhetore të Qeverisë.

“Ligji për Rininë duhet të pësojë ndryshime me qëllim që të favorizohet rinia, sepse ne kërkojmë që të ofrojmë më shumë ristrukturim social dhe perspektiva për jetën e rinisë, më shumë punë, mundësi dhe drejtësi në sipërmarrje, hapësira për të lëvizur, respekt për moshën dhe mirëkuptim për aspiratat që kanë, besim te fuqitë dhe kapacitetet e tyre të pashtershme për ndryshim. Ne besojmë se kështu mund të sfidojmë krizën e thellë sociale, ekonomike e politike dhe mund t’ia rikthejmë vendit shpresën dhe besimin” mendon Ajeti.

Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re, propozon ide konkrete për fuqizimin e rinisë, p.sh. kushdo që e ka lexuar programin e AKR-së ka parë që ne kemi propozuar Fondin për gjeneratat e reja, punën e parë, inkubatorët e Biznesit për të rinj, kartonin e gjelbër për të rinj.

Duke elaboruar se çka është fondi për gjeneratat e reja Ajeti ka thënë se ne propozojmë të themelohet një fond në bashkëpunim me biznesin (përqindja e fondit publiko-privat vendoset në bazë të asaj që biznesi i përgjigjet ofertës), dhe do të quhet ”Fondi i rinise”. “Ky fond do t’u dedikohet bursave për talent si dhe për mbështetjen e drejtimeve akademike deficitare”.

Edhe, “puna e parë” – ne mendojmë që për një kohë të caktuar organet shtetërore në bashkëpunim me biznesin privat, të rinjve që punësohen për herë të parë, pagesën mujore ta realizojnë bashkërisht, kjo do të ndikonte që bizneset të punësojnë numër më të madh të të rinjve (të paktën kjo do të bëhej për periudhën provuese).

Edhe, “inkubatori i biznesit për të rinj” – sipas Ajetit do të thotë që të rinjve që kanë ide për të zhvilluar biznes dhe nuk mund të krijojnë biznesin e tyre për arsye financiare, institucionet shtetërore të përkujdesen që këta të rinj të ndihmohen financiarisht dhe mjetet që i huazohen nga shteti për fillimin e biznesit të kthehen pas fuqizimit të biznesit me një kamat prej 2 %.

“Kartoni i gjelbër për të rinj” – ky karton do të ju shërbente të rinjve për të pasur zbritje në çdo produkt e në veçanti në literaturë, me këtë karton të gjelbër do të përfitonin të gjithë të rinjtë dhe do të ju krijonte një mundësi të mirë të zhvillimit të tyre. “Ne e shohim si shumë të nevojshme që të realizohen këto ide tonat, sepse realizimi i këtyre ideve sinqerisht do të lehtësonte jetën e të rinjve në Kosovë” ka thënë Ajeti./rajonipress/