Fundamenti

Ajeti “prek” titullin me Baselin

/ 1 minutë lexim

Mbrojtësi Arlind Ajeti ka luajtur nga minuta e 88-të për Baselin që fitoi 1:0 kundër Young Boysit, të mërkurën mbrëma në kuadër të javës së 35-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Me këtë fitore Baseli thuajse ka siguruar titullin e kampionit. Një xhiro para fundit, Baseli ka 69 pikë, tri më shumë se përcjellësi i parë, Grasshopperi. Baseli poashtu ka goldallim më të mirë.

Hidromorava

Grasshopperi e mposhti 2:1 në udhëtim St. Gallenin. Golin e fitores e shënoi Amir Abrashi në minutën e 52-të. Për Grasshopperin luajtën edhe Shkëlzen Gashi e Mërgim Brahimi, ndërsa për St. Gallenin Ermir Lenjani.