RCCOLA

Ajeti ‘po’, Berisha gati

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Më në fund ka ardhur ‘PO’-ja e shumëpritur. Arlind Ajeti do ta veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Turqisë dhe Senegalit. Pasi që nuk u ftua nga përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror ‘Brazili 2014’, mbrojtësi i Baselit e ka pranuar ftesën e Albert Bunjakut dhe do të luajë për Kosovën në dy ndeshjet e ardhshme.

Lajmin e konfirmoi Bunjaku për gazetën Arena, duke shprehur besimin e plotë që do ta ketë Ajetin në dispozicion për të dy takimet. “Ajeti do të vije për të luajtur për Kosovën. Besoj që ai do të luajë në të dy ndeshjet tona, ndaj Turqisë fillimisht dhe pastaj kundër Senegalit”, u shpreh Bunjaku, i kënaqur që në dispozicion do ta ketë një mrojtës të kalibrit të Ajetit.

Uji Dea

Valon Berisha është një tjetër emër i madh që mund t’i bashkohet Kosovës në grumbullimet e ardhshme. Mesfushori kosovar nuk është ftuar nga Përfaqësuesja ‘A’ e Norvegjisë por nga ajo U-21, ndaj Albert Bunjaku është hedhur në gjueti për të. Përzgjedhësi i Kosovës ka filluar bisedimet me Federatën e Futbollit të Norvegjisë, ndaj gjasat për afrimin e Berishës duken shumë të mira…(Tribuna – Arena).