RCCOLA

Ajeti: Në Gjilan janë evituar zjarret e karakterit shqetësues

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Deri më tani në komunën e Gjilanit nuk janë shënuar zjarre të karakterit shqetësues tha Blerton Ajeti.

Por ajo që për komunën e Gjilanit dhe për Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim është me interes të veçantë është fakti se kanë përfunduar korrje-fshirjet dhe as një kokërr e grurit nuk është dëmtuar nga zjarret. Kështu tha Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim.

Ajeti tha se për këtë situatë të zjarreve ka ndikuar puna e stafit të Drejtorisë dhe të sektorëve në kuadër të Drejtorisë,preventiva e duhur dhe informimi me kohë, por atributi kryesor është për qytetarët e Komunës së Gjilanit të cilët kanë qenë të kujdesshëm në këtë kohë dhe bashkëpunues, duke lajmëruar zjarret në fazën fillestare,e cila ka ndikuar drejtpërsëdrejti në punën e shërbimit të zjarrfikësve për intervenim në kohën e duhur dhe për pasoja shumë më të vogla,ne ruajtjen e pasurisë sonë të përbashkët.

Ajeti tha se shërbimi Zjarrfikës në çdo lajmërim të marrë nga ana e qytetarëve apo institucioneve tjera ka dal në vendngjarje në kohën e duhur dhe falë intervenimit efikas kanë arritur që të shpëtojnë pasurin e qytetarëve.

Mobi Casa

Ajeti tha se edhe sa i përket pyjeve gjerë më tani nuk kemi pasur zjarre apo dëmtime dhe janë plotësisht të pa dëmtuara nga aspekti i zjarreve,dhe do të jemi shumë vigjilent që këtë pasuri Kombëtare ta ruajmë.

Ajeti tha se edhe pse mjetet e punës tek shërbimi i zjarrefikjes janë të vjetruara,falë kujdesit të personelit në mirëmbajtjen e tyre, kanë bërë që për këtë interval kohor mjetet dhe teknikat e shërbimit të jenë në gjendje për të kryer punën në mënyrën e duhur (efikase).

Ajeti tha se meqë jemi në fazën e temperaturave të larta dhe të vazhdueshme,ka lutur qytetarët që të jene të kujdesshëm sidomos gjatë shfrytëzimit të piknikëve si dhe fermerët që të mos bëjnë ndezjen e hamullorëve, sepse mund të vij deri te ndezja e pa kontrolluar e zjarreve nga erërat dhe si pasoj mundë të vije deri te shpërndarja e zjarreve në përmasa të mëdha,ku pasojat mund të jenë të paparashikueshme.

Ajeti ka përkujtuar qytetarët se me ligjet e Republikës së Kosovës inicimi i zjarreve është vepër penale./rajonipress/