UBT

Ajeti ‘gozhdon’ De Biasin, flet rreth zëvendësimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Arlind Ajeti ka folur rreth zëvendësimit shumë të përfolur në ndeshjen me Francën.

Në një intervistë të tij për emisionin ‘Minutat e Evropianit’ në Klan Kosova, mbrojtësi i kombëtares që ka fituar simpatinë e të gjithëve, Arlind Ajeti ka deklaruar që trajneri De Biasi e ka zëvendësuar pa dëshirën e tij, pasi ai nuk ishte i lënduar.

“Trajneri më pyeti se a mund të luaj tutje, ndërsa unë ju përgjigja që mund t’i luaj pa probleme edhe këta minuta që kanë mbetur”, deklaroi fillimisht Ajeti në intervistën e tij në Klan Kosova.

“Është trajneri që vendosi dhe ndërrimi me Veselin ishte vendim i tij”

Uji Dea

Por, ky zëvendësim nuk ka luajtur rol në raportet e Ajetit me trajnerit italian dhe shokët e skuadrës.

“Megjithatë, kam raporte shumë të mira me trajnerin dhe me gjithë ekipin. Ndoshta trajneri më keqkuptoi kur më pyeti a mund të luaja ende”, përfundoi mbrojtësi i kombëtares.

Pas zëvendësimit të Ajetit në ndeshje me Francës, kombëtarja e Shqipërisë pranoi dy gola të shpejt në minutat e fundit, gola që luajtën shumë rol në mos kualifikimin e Shqipërisë në 18-tën, pasi me një pikë të mundshme nga ky takim kualifikimi do të ishte i sigurt. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.