UBT

Aida Shtino, kandidate për deputete?!

/ 1 minutë lexim

Tiranë – Ky është lajmi që po qarkullon së fundmi në qarqet mediatike. Pas angazhimit të autores dhe prezantueses së emisionit “Njerëz të Humbur” në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të gjithë kanë filluar ta përflasin emrin e saj si një prej kandidaturave të mundshme të çamëve në këto zgjedhje.

Vetë Shtino, e kontaktuar nga ne, është shprehur e habitur për këtë lajm, por nga ana tjetër, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit të saj.

Fundamenti

Aida Shtino drejton prej më shumë se dhjetë vitesh emisionin “Njerëz të Humbur”, i cili u ka dhënë zgjidhje problemeve të shumë shqiptarëve.(BW)