RCCOLA

Ahmeti: Të nisin hetimet ndaj Qeverisë për privatizimin e PTK-së

/ 1 minutë lexim

Hapjen e ofertave për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së njohësi i çështjeve të ekonomisë dhe nënkryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Shpend Ahmeti, e sheh si proces të kontrabandës së asetit kryesor publik të Kosovës.

Ai thotë se duhet të nisin hetime të menjëhershme për procesin në tërësi, në mënyrë që privatizimi të pezullohet. Sipas tij, përgjegjës për “hajninë” me PTK-në është vetë kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Koha Ditore.

Uji Dea

Ahmeti shpjegon se pse nuk duhet të privatizohet PTK-ja. Ai thotë se ndërmarrja më fitimprurëse publike ka gjasa të kalojë në dorë të kompanive, profili i të cilave nuk është bërë i ditur asnjëherë. Për më tepër, sipas Ahmetit, kompania që ka dhënë çmimin më të lartë nuk është kompani e fushës së telekomunikacionit, por një fond investiv.

Ahmeti thotë se prapa kompanive që kanë dhënë çmimin më të lartë qëndron dikush nga kabineti qeveritar, kabinet ky që sipas tij e ka zhvleftësuar qëllimisht PTK-në, duke i penguar investimet në të./Indeksonline/