Mobi Casa

Ahmeti: Të gjitha lëndët do t’i dërgoj në prokurori, edhe nëse Isa Mustafa është përgjegjës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Drejtuesi i emisionit “Puls” i tha Ahmetit se meqenëse ky i fundit po thotë të ketë pasur krim në komunë nga qeverisja e kaluar, përse po hyni në koalicion me LDK-në. “Po nëse i kemi gjetur këto gjëra në Komunën e Prishtinës, llogarite çka ka në qeverinë e Kosovës. Pra, që ta shpëtojnë shtetin nga e keqja e madhe. Marrëveshje pa marrëveshje me LDK-në. Në asnjë moment nuk do të më ndalin që t’i dërgoj lëndët në prokurori, pra nuk ndalem”, tha Ahmeti. Ai tha se e ndjen për obligim që t’i dërgoj këto lëndë në prokurori, “e nëse del Isa Mustafa, atëherë shumë mirë – kush ka kryer krime, le të përgjigjet”.

“Pra mos mendoni se tash vjen dikush dhe më thotë mbylli sytë se po hyjmë në koalicion. Unë jap dorëheqje në vend. Në këto dosje janë të përfshira LDK dhe PDK. Publikisht kanë folur kundër njeri-tjetrit, por atje tek lejet s’dihet kush çka ka bërë”, ka theksuar më tej Ahmeti.

Shpend Ahmeti përmend vëllezërit e Kryeministrit dhe të Shaip Mujës

Shpend Ahmeti thotë se ndërtesa që kanë lidhje me vëllezërit e kryeministrit dhe të Shaip Mujës, janë ato që kanë uzurpuar prona ku do të duhej të ishte unaza e qytetit.

“Ndërtesa tjera iu ka leju, ku e ka pasë gjelbërt, ju ka leju me pasë gjelbërt, aty është edhe “Iliria Holding” për shembull, Cakiqët, aty flitet për shembull që janë të përfshirë edhe vëllezërit e kryeministrit.

Ta kemi të qartë pra, nuk figurojnë në letra disa prej tyre, por kur i shohim ndërtimet e tilla, ku ne e dimë që është unaza, nuk guxon me iu afru as deri në 5 metra rrugës e më pas hyn deri të vija e ndërtimit.

Gjysma e objektit të vllaut të Shaip Mujës, e ka marrë lejen edhe pse është paraparë ndërtimi i unazës, tash dikush duhet me i këqyrë këto”, ka thënë Ahmeti.

Shpendi tregon për mafian e shitblerjeve të tokës kah kalon autostrada

Shpend Ahmeti thotë se krimi më i madh që po ndodhë në Kosovë e që jo të gjithë po e shohin, është shpronësimi i tokave me informatat e zyrtarëve.

FITORJA

Ai ka thënë se kjo ndodhë zakonisht nga zyrtarët, të cilët informojnë “njerëzit e tyre” që të blejnë tokë andej kah do të kalojë autostrada, në mënyrë që të përfitojnë nga shpronësimi.

“Unë mendoj se kjo është një temë jashtëzakonisht e mirë për gazetarët. Ekziston vendimi, në shkurt apo mars na është sjellë vendimi i qeverisë për shpronësimin e pjesës së parë të autostradës Prishtinë-Shkup”, tha ai.

“Do të ishte mirë dikush t’i shikojë ata emra, pronarë të tokave, do të ishte mirë me pa se pse ndodhin transaksionet e tokave diku një vit apo dy para fillimit të autostradës dhe krejt njerëzit fillonë me ble aty toka, ku ka me u shpronësu, thu se e kanë ditë që ka me u shpronësu, e blejnë me vlerë tjetër dhe pra kështu shfrytëzohen informatat e zyrtarëve për shrponësimin e tokave”, tha Ahmeti.

Shpend Ahmeti: Ismet Beqiri e bleu 9 mijë euro banesën e 200 mijë eurove

Shpend Ahmeti thotë se pushtetarët kanë keqpërdorur pozitën për t’u pasuruar. Ai ka përdorur pronësinë e banesave.

Më konkretisht, Ahmeti flet për Ismet Beqirin, për të cilin ka thënë se ka blerë banesë 9 mijë euro, që sipas vlerës, do të duhej të blihej për 200 mijë euro.

“Përfitues janë prej Ismet Beqirit, Arsim Janova. Këto banesa janë në qendër të qytetit. Janë marrë në shfrytëzim, ato janë marrë gjoja me qira. Disa prej tyre edhe janë privatizu, njëri prej tyre është edhe Ismet Beqiri”, ka thënë Ahmeti në “Puls” të KTV’së.

“Njana banesë është për 9 mijë euro, në qendër të qytetit, tash unë nuk di me thënë sa, por e dinë qytetarët sa ka kushtu. Po flas për Ismet Beqirin dhe Arsim Janovën”, ka thënë Ahmeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.