FIDANISHTJA

Ahmeti: Rruga jonë drejt NATO-s dhe BE-s s’ka kthim prapa

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas votimit të mbrëmshëm të 80 deputetëve, pro ndryshimit të emrit, ka thënë se rruga drejt NATO dhe BE sjellë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.
Ahmeti nëpërmjet një komunikate ka shprehur mirënjohjen për 80 deputetet që votuan për, ndërsa edhe ato që deshën të votojnë për, por nuk e gjetën dot guximin për ta bë gjënë e duhur mbrëmë.

“I ftoj që të na bashkëngjiten në procedurat e mëtejmë për rrumbullakësim të këtij procesi. Nuk lë dot pa përmendur edhe ato që punuan tashmë me javë të tëra në rrethana të vështira për të ardhë deri te ky sukses fillestar. Rruga jonë drejt NATO dhe BE është njëdrejtimëshe, kthim prapa s’ka. E përsëris, ne jemi të zgjedhur që të marrim vendime të rëndësishme, vendime të guximshme, e jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme dhe mandatin e ardhshëm. Ato 80 deputet që votuan për, por edhe ata që hezituan të votojnë e dinë fare mirë se vetëm kjo rrugë na sjell paqë të qëndrueshme, siguri, stabilitet, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike, reforma sistemore, shtet ligjor dhe sundim të së drejtës, barazi dhe rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit, zhvillim ekonomik, më shumë vende pune, investime vendore dhe të huaja si dhe mirëqenie shoqërore”, ka thënë ai.

Uji Dea

Ai ka shtuar se miqtë nga komuniteti ndërkombëtar janë krah për krah me institucionet maqedone në këtë rrugëtim për ta bërë Maqedoninë vend evropian.Ndërsa opozitën e ka ftuar të rreshtohet në anën e duhur të progresit dhe përcaktimit euroatlantik pa vonesa dhe kalkulime të mëtejme. /KP

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.