GRANDEMALL

Ahmeti: Presidentes nuk i takon të propozojë emra për kryeministër

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Ahmeti: Presidentes nuk i takon të propozojë emra për kryeministër 000GAZETAEXPRESS E shtune, 04 Tetor 2014 08:34 ​Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se presidentja Jahjaga nuk duhet dhe nuk i takon që të propozoj emra konkret për kryeministër, në takimet që po i bënë me liderët e partive politike në vend. Ai thotë se ngërçi politik është duke shkaktuar mjaftë probleme për komunat, sidomos në Komunën e Prishtinës, të cilën ai e udhëheq. Sipas Ahmetit marrëveshja mes bllokut LAN dhe VV-së ende nuk ka përfunduar, pasi si e tillë është vetëm marrëveshje për parimet bazë, por jo edhe për qeverisjen. Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Duke komentuar lajmet e fundit se presidentja mund të propozoj një zgjidhje konkrete, madje edhe ndonjë emër konkret për kryeministër duke e nxjerr emrin nga zarfi, Ahmeti thotë se presidentja nuk ka propozuar asnjë emër nga VV-ja për kryeministër, madje nuk i takon asaj që të propozoj emra konkret.

“Nuk e di se ka propozua presidentja emra për kryeministër. Mendoj se nuk i takon presidentes të propozojë emra për kryeministër. Presidentes i takon që të diskutojë me subjektet politike dhe të shohim mundësitë se si të dilet në bazë të vullnetit të subjekteve politike, por ato qa kam parë nëpër portale ato i komentoj vetëm në lajme të portaleve ndërsa nuk mendoj se kjo është mënyra se si duhet të bëhet zgjidhja e kryeministrit të një vendi”, tha Ahmeti.

Ai me tutje ka folur edhe për implikimet që ka ngërçi politik në funksionimin e komunave, duke thënë se komunat i lidh shumë me qeverinë qendrore, për çështje që kanë të bëjnë me çështje politike.

Eco Higjiena

“Neve na shkaktojnë shumë probleme mungesa. Tash po flas krye këput si kryetar i Komunës së Prishtinës. Neve na nevojitet Qeveria qendrore se kemi shumë punë që na lidhin, që kanë të bëjnë me komunikim, me aprovime me çështje të cilat janë edhe çështje politike. Andaj kemi nevojë që të kemi dikë në Qeveri që e ka legjitimitetin që na përgjigjen në kërkesat tona sepse për ndryshe është shumë projekte, shumë ide ngecin për shkak të mungesës së Qeverisë”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke komentuar marrëveshjen e parimeve të arritur mes bllokut LAN dhe VV-së, Ahmeti thotë se kjo marrëveshje ende nuk ka përfunduar, meqë për të qenë e plotë, duhet arritur ajo për qeverisjen e përbashkët, e cila ende nuk është arritur.

“Natyrisht marrëveshja nuk ka përfunduar, duhet të ketë diskutime në qoftë se hyhet në fazën e tretë të diskutimeve që janë koalicioni dhe qeverisja, kjo ende nuk është bërë por marrëveshje në parim që është hera e parë që bëhet diçka e tillë mes subjekteve politike që ka të bëjë me politika dhe jo me poste është bërë dhe unë mendoj që dëshira ime si Lëvizje Vetëvendosje do të ishte që t’i kishim 51 % edhe ta ndryshojmë ashtu siç duam ne ta implementojmë programin tonë në përgjithësi por e kisha quajtur që kjo është një zgjidhje e imponuar nga situata dhe jo koalicion i qejfit dhe i dëshirave por koalicioni që është krijuar mos me thënë nga zori por ne e quajmë koalicion i emergjencës”, ka thënë Ahmeti.

I pari i Prishtinës thotë se beson fuqishëm që një shumicë parlamentare, në sistemin republikan të parlamentarizmit do duhej të ishte ajo që edhe i formon institucionet dhe e ka të drejtën. /Kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.