FIDANISHTJA

Ahmeti: Përfituesit socialë do të lirohen nga pagesat për pronën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Me kërkesën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nisur procedura për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 5/2012, i cili ka të bëjë me tarifat për shërbimet kadastrale.

Me këtë ndryshim kategorive sociale, pavarësisht që ndihmat për ta janë të papërfillshme, nuk do t’u merren edhe një pjesë e atyre pak parave të ndihmës sociale , duke paguar tarifa për pronën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kreu i Prishtinës, Ahmeti, ka theksuar se sipas Udhëzimit Administrativ 5/2012 për tarifat e shërbimeve kadastrale, komunat duhet të aplikojnë tarifë 3 euro për vërtetim të pronësisë.

“Familjet në asistencë sociale duhet që çdo 6 muaj të nxjerrin vërtetim që nuk kanë pronë, për çdo anëtar të familjes. Kjo i bie se një familje me 5 anëtarë, që ndoshta i merr 45 euro asistencë sociale në muaj, duhet të paguajë nga 15 euro çdo 6 muaj për të marrë asistencën”, ka shkruar Ahmeti, teksa ka treguar se i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që kjo tarifë të hiqet.

ARKATANA

“Sipas komunikimit të parë, kjo tarifë shumë shpejt edhe do të hiqet tërësisht për familjet në asistencë sociale”, ka thënë Ahmeti, teksa një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Ministria e Mjedisit nëpërmjet pohimeve të shefit për marrëdhënie me publikun e kësaj ministrie, Fadil Maxhuni.
Ai ka thënë se ministri është dakorduar që të nisë lirimi nga pagesa e shërbimeve për kategoritë sociale. Maxhuni ka thënë se kjo ministri në bashkëpunim edhe me Agjencinë Kadastrale dhe me ministritë relevante e ka ngritur këtë çështje.

“Shpresojmë dhe besojmë që së shpejti do të zgjidhet ky problem, i cili do të jetë në favor të familjeve me asistencë esenciale”, ka thënë Maxhuni. Ajo që merr vesh gazeta është se çështja ka shkuar tashmë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Denis Pitarka, zëdhënës në këtë Agjenci, ka thënë se si institucion e kanë pranuar kërkesën e ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.

“Në aspektin moral AKK-ja e përkrah një propozim të tillë, por kjo çështje duhet të diskutohet me Komunën e Prishtinës, ndoshta edhe me Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, që të nxirren modalitetet për mundësinë e heqjes së një takse të tillë”, ka thënë Pitarka, teksa bisedimet, sipas tij, do të bëhen javën që vjen.
Në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale kanë thënë se deri të enjten nuk kanë marrë asgjë zyrtare në lidhje me çështjen në fjalë.
“Deri tashti, edhe pse neve na takon të merremi me këto çështje, askush nuk na ka njoftuar asgjë. Këtë po e dëgjoj përmes jush”, ka thënë sekretari i përhershëm i kësaj ministrie, Eshref Shabani.

Në premtimet e tij paraelektorale, sa u përket kategorive sociale, Ahmeti ka premtuar se pensionistëve dhe rasteve sociale do t’ua mundësojë udhëtim me autobus falas, kurse për familjet nën asistencë sociale ka premtuar se do të lirojë për pagesën e ujit, deri në 18 mijë litra gjatë muajit. Lirime do të ketë edhe për pagesën e mbeturinave. /Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.