UBT

Ahmeti për Kurtin: Po bën kalkulime të votave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-anëtari i LVV, Shpend Ahmeti, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është duke bërë kalkulime zgjedhore dhe të votave me temat e mëdha që po merret.

Në linjë të kësaj Ahmeti ka bërë komentuar mos takimin e Kurtit me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, duke thënë se më mirë i pari i Vetëvendosjes të ishte i sinqertë me popullin dhe t’i lerë anash kalkulimet.

Mobi Casa

“Po bën kalkulim zgjedhor dhe të votave. Unë e kuptoj që janë zgjedhjet dhe është legjitime që secila parti me mendu për vota. Por nuk mendoj që nuk ia kanë lënë shenjë shumica e këtyre ndryshimeve të qëndrimeve. Ma mirë do të ishte i sinqertë dhe të del e të thotë kështu kam mendu, kështu ia kemi bërë. Ky është realiteti sepse shqiptarët nuk janë njerëz budallë e jo logjikë. Po ti sot mundesh me më thënë po të isha unë kryeministër do të shkoj deri të molla e kuqe. Po unë e admiroj atë farë idealizimi po e di që s’mund e bën atë punë”, ka thënë Ahmeti në “FIVE” të Dukagjinit.

Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, dorëzimi i kryekriminelit Milan Radoiçiq dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut, ishin tri kushtet e Kurti që i vendosi për takim me presidentin serb. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.