GRANDEMALL

Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza, do të përfundojë me triumfin e së vërtetës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke u shprehur se beson në pafajësinë e tyre dhe në një përfundim triumfal të procesit.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ahmeti pohoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar konventat ndërkombëtare dhe se nisma e Gjykatës Speciale u bazua në akuza të pabaza.

“Mendoj që këtë proces duhet ta fitojnë njerëzit që nuk kanë asnjë faj. Kanë qenë çlirimtarë të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare. Besoj që do të ketë një përfundim triumfalist nga pjesëtarët e UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë”, tha Ahmeti, një nga figurat e njohura të UÇK-së.

Ai procesin gjyqësor në Hagë e quan padrejtësi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Uji Dea

“Fillimi ka qenë aq i padrejtë. Një padrejtësi që i bëhet UCK-së me “Librin e verdhë”, “Shtëpinë e verdhë” nga deputeti zviceran, Dick Marti. Ishte një komprometim i madh, jo vetëm i Kosovës, por i tërë shqiptarëve. Pikërisht këtu është edhe nisma e Gjykatës Speciale, por tani pavarësisht se ngritën çështje të tjera, do të triumfojë e vërteta”, tha ai.

Ahmeti shtoi se ata që kanë dhënë për Kosovën janë të pazëvendësueshëm për të ardhmen e saj.“Kosovës i duhet të gjithë njerëzit e vet. Kosovës i duhet të gjithë luftëtarët, aq më shumë ata që kanë luftuar për lirinë e vendit të vet dhe kanë dhënë shumë për Kosovën”, tha për EO, Ahmeti.

Tash e katër vjet e gjysmë, ish-drejtuesit e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim në Hagë, ku po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.