Ahmeti për Der Standard: Orientimi ynë perëndimor, çdo zmbrapsje do të krijonte konflikt të ri në Maqedoni

Prestigjiozja austriake Der Standard, ka publikuar një intervistë me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, që është kryer përpara zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Ahmeti deklaron se Maqedonia ka vetëm një rrugë të vetme atë Perëndimore dhe se çdo lloj ndikimi tjetër do ishte me pasoja fatale, transmeton zhurnal.mk.
Partia e deritanishme qeveritare shqiptare, BDI, e di se ka humbur përkrahje. Shefi i BDI-së, Ali Ahmeti, për sa i përket koalicionit është i hapur për të gjitha opsionet. Ai haptazi nuk do ta trembë partnerin e deritanishëm të koalicionit, VMRO. Ajo është kundër një zgjatjeje të afatit të hetimit për sqarimin e keqpërdorimit të pushtetit dhe korrupsionit, të cilat u kuptuan përmes publikimit të përgjimeve. BDI në këtë temë do të gjejë një konsensus me VMRO-në.
«Nëse ka nevojë për një zgjatje të mandatit për hetimet e Prokurorisë Speciale, atëherë ajo duhet ta marrë këtë mandat», mendon Ahmeti. «Duhet të sqarohen të gjitha këto skandale, që të mos ketë hapësirë për interpretime të tjera në opinionin publik.»
Një pjesë e pakënaqësisë me BDI-në lidhet me atë që integrimi në Nato dhe BE nga Greqia bllokohet për shkak të çështjes së emrit. Maqedonia nuk do ta pranojë emrin Maqedoni për fqiun e saj, për shkak se kështu quhet një regjion në veri të Greqisë, megjithatë shqiptarët janë të orientuar strikt drejt perëndimit.
Rrugët tjera përveç integrimeve euro-atlantike të rrezikshme për Maqedoninë
«Kushdo që t’i fitojë votat të dielën, kjo parti nuk duhet të zmbrapset nga rruga veriantlantike», këshillon Ahmeti, që ka politikë qëndrore. «Çdo zmbrapsje do të krijojë një konflikt të ri në Maqedoni. Ju siguroj për këtë.» Rrugë të tjera – si ajo euroaziatike – nuk janë të arsyeshme as për Maqedoninë, as për rajonin. «Atëherë do të vinin konflikte politike», parashikon Ahmeti. Shqiptarët tradicionalisht i kanë takuar Evropës, mendon politikani. «Evropa duhet të veprojë më shpejt që ta arrijë anëtarësimin e Shqipërisë.