Eko Higjiena

Ahmeti: Në Washington prezantuam sfidat e Ballkanit, me fokus luftën kundër korrupsionit

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritet në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Një gjë të tillë, Ahmeti e ka thënë përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur se ka qenë pjesëmarrës në konferencën “Resolving the unresolved in Western Balkans” të organizuar nga International Republican Institute, Rockefeller Brothers Fund dhe Johns Hopkins University në Washington DC.

Fundamenti

Aty, siç ka shkruar Ahmeti, janë prezantuar para politikbërësve dhe të interesuarve sfidat e Ballkanit me fokus të veçantë në luftën kundër korrupsionit.

“Kënaqësi që bashkë me Ambasadorë, zyrtarë të departamentit të shtetit, ekspertë e ish zyrtarë si Hoyt Yee të flasim për sfidat e Kosovës në periudhën që vjen. Është e qartë që sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë prioriteti kryesor në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.