UBT

Ahmeti: Koalicioni qeverisës të ketë një qëndrim të përbashkët për taksën

/ 2 minuta lexim
HW

Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialogun, Shpend Ahmeti, ka thënë se në takimin me zyrtarin e qeverisë britanike, Richard Moore kanë diskutuar për çështjen e Kosovës në procesin e dialogut.

Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar e mbështet procesin e dialogut.

United Hospital

“Edhe Mbretëria e Bashkuar e ka bërë të qartë se çka presin nga procesi i dialogu, është njohja e Kosovës nga Serbia. Në takim diskutuam edhe për çështje që ndërlidhen me këtë proces. Ata do të jenë të involvuar në proces pa marrë parasysh diskutimeve të brendshme që i kanë për BREXIT-in. Mbretëria e Bashkuar ka filluar që në politikën e jashtme në Ballkan të jetë e veçuar dhe t’i mbrojë interesat e saj. Moore nesër do të jetë në Beograd, ku do ta marr qëndrimin e palës serbe dhe do t’i drejtoj edhe disa çështje që ne i ngritëm mbi reagimin që ka bërë Serbia karshi platformës sonë, duke përdorur gjuhë që na kujton vitet e ’90”, ka thënë ai shkruan Telegrafi.

Ahmeti ka kërkuar nga koalicioni qeverisës që të kenë një qëndrim rreth taksës pasi që sipas tij në Bruksel vazhdon të përmendet taksa si penguese e dialogut.
“Ne i kemi këto takime të rregullta dhe jemi dakorduar që kur ka një ngjarje të takohemi. Kësaj radhe ka qenë platforma, e kemi dorëzuar zyrtarisht, kemi njoftuar për kalimin e Ligjit për dialogun. Për Brukselin përmendet taksa si penguese e dialogu. Koalicioni qeverisës ka detyrë të marr qëndrim të përbashkët për këtë sepse njëri fol diçka, tjetri diçka tjetër. Në këtë mënyrë nuk mund të mbrohet as qëndrimi, as të përfaqësohet Kosova”, deklaroi ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.