UBT

Ahmet Isufi: PDK po blen kohë, Mustafa i ka 83 vota

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Vendimi i Flora Brovinës për shtyrje të seancës ishte i padrejtë dhe po bëhet për të blerë kohë PDK’ja. E kuptojmë nevojën e Listës”Srpska” për konsultime brenda partiake. Sidoqoftë, ne do të marrim pjesë në seancë dhe do ta paraqesim kandidaturën tonë për Kryeparlamentar pas dështimit të kandidatit të PDK’së. Isa Mustafa do të votohet Kryetar Parlamenti. Ai ka votat e 83 deputetëve. Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, flet për Express.

Express: Si e shihni shtyrjen e seancës konstituive nga kryesuesja Flora Brovina?

A.Isufi: Shtyrja e seancës është vetëm për t’i blerë kohë PDK’së. Vendimi i kryesueses së Kuvendit është i padrejtë, sepse ajo nuk duhet t’i shtyjë seancat por duhet të veprojë sipas rregullores së Kuvendit dhe t’i zbatojë pikat e rendit të ditës në mënyrë që të kemi konstituimin e organeve të Kuvendit sa më shpejtë. Pavarësisht shtyrjes që e ka bërë kryesuesja pozicioni ynë mbetet i njëjtë dhe po ashtu mendojmë se koalicioni i cili është gjithëpërfshirës ka të drejtën e nominimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit në rastin e dytë, pas asaj që është propozim i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe sado që të shtyhet seanca, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë.

Express: Cila mendoni të ketë qenë arsyeja e kërkesës së Listës Serbe për shtyrje të seancës?

A.Isufi: Normalisht që ata duhet të bëjnë konsultime dhe i kanë arsyet e veta, mirëpo konsideroj që shtyrja nga ana e kryesueses është vendim i padrejtë.

Express: A ju ka bërë të ndiheni jo komod kërkesa e Listës Serbe për shtyrje të seancës? A mendoni se kjo është një luhatje e qëndrimit të tyre për t’ju mbështetur në vazhdimin e seancës konstituive?

A.Isufi: Lista Serbe deri më tani nuk ka paraqitur shenja të luhatjes së qëndrimit karshi Koalicionit LDK-AAK-Nisma. Mendoj që arsyeja e kërkesës së tyre ka qenë thjeshtë për konsulta teknike, dhe kjo nuk na pengon neve si koalicion. Ne vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme me ta.

Express: Tashmë po dihet se Lista Serbe nuk hyn në koalicion me Vetëvendosjen, cila është zgjidhja e Koalicionit LDK-AAk-Nisma në këtë rast?

Mobi Casa

A.Isufi: Ata janë deklaruar edhe më herët se do t’i bashkohen në qeverisje cilësdo palë që arrin ta mbledhë shumicën në parlament. Qëndrimi i tyre është që kush e ka shumicën të jenë me të, dhe e konsideroj qëndrim të drejtë.

Express: Nëse provokohen zgjedhje të reja a do të shkojë Blloku dhe Lëvizja Vetëvendosje me një listë të përbashkët të kandidatëve për deputetë?

A.Isufi: Ne konsiderojmë se nuk është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve sepse edhe ashtu kemi tre muaj vonesë nga mbarimi i tyre, dhe shkuarja e sërishme në zgjedhje prolongon sërish krijimin e institucioneve dhe dëmton interesin e Kosovës. Më e mira do të ishte që ai që e ka shumicën e votave ta fitojë të drejtën e kandidimit të kryetarit të Kuvendit dhe të shkohet në krijimin e qeverisë. Koalicioni është unik dhe normalisht që në çfarëdo varianti ne do të jemi unik.

Sa i përket Vetëvendosjes, ka një harmonizim të qëndrimeve dhe një marrëveshje të përbashkët me këtë subjekt politik, dhe kjo vetëm sa e forcon më shumë bindjen se duhet bashkërisht të shkojmë në proceset vijuese.

Express: Me deklarimet e deritanishme keni dhënë shenja se do të veproni njëjtë sikur në seancën e 17 korrikut, a e dini rezultatin që mund të sjellin këta hapa?

A.Isufi: Ka dallim nga qasja e kaluar sepse deputetët janë deklaruar se do të rrinë në sallë përkundër herës së kaluar dhe do ta shfrytëzojmë të drejtën që pas dështimit të kandidatit të PDK’së, të procedojmë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht pikës 127, dhe ta propozojmë kandidatin tonë për kryetar parlamenti.

Express: Ju si koalicion, a keni një ‘Plan B’ në rast se kandidatura e Isa Mustafës për kryetar të parlamentit dështon?

A.Isufi: Kjo kandidaturë nuk do të dështojë. Nuk mund të dështojë kandidatura e cila ka votat e 83 deputetëve

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.